E Diel, 1 Nëntor 2026

I premton martese, e shfrytezon si prostitute

BERAT- Shfrytezon si prostitute bashkefshataren e tij pasi i premtoi martese, por perfundon ne qeli. Kastriot Renja, 35-vjec, banues ne Morave te Beratit, eshte ndaluar pasditen e djeshme pak momente pas kthimit te tij nga Greqia, ndersa ishte denoncuar nga nje vajze 30-vjecare me inicialet K. M. Sapo kane mesuar se i dyshuari gjendej ne banese, rreth ores 17:30 uniformat blu kane zbarkuar ne fshat per kapjen e Renjes. Nje vit me pare, vajza denoncoi ne komisariat 35-vjecarin, duke e akuzuar ate per shfrytezim prostitucioni. Ne vitin 2005 ajo kishte shkuar ne Greqi, se bashku me bashkefshatarin e saj pas nje propozimi per martese. "Cifti" mesohet se ishte vendosur ne Lamia te Greqise, ku dhe 30-vjecarja eshte shfrytezuar si prostitute per nje vit. Ajo ka pohuar ne deshmine e saj se ishte detyruar te bente punonjesen e seksit, e detyruar nga 35 vjecari Renja, per 12 muaj. Ne fund te vitit 2006, K. M., ka mundur te largohej nga Renja dhe te kthehet ne banesen e saj ne fshatin Morave. Pas kthimit nga Greqia, ajo nuk ka reaguar, derisa vitin e kaluar kerkoi prangosjen e tij. Pas denoncimit, Policia e Beratit shpall ne kerkim te dyshuarin, i cili u prangos vetem pasditen e djeshme, ndersa ishte kthyer nga Greqia. Policia tha se i arrestuari do te perballet me akuzen e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›