Korce, 50 familje, ne proteste kunder bashkise
Korce- Rreziku per te mbetur perseri te pastrehe ka hedhur ne nje proteste 50 familje te policeve te Drejtorise se Korces, qe jane sistemuar ne ambientet e ish-repartit te nderhyrjes se shpejte. Kalimi ne pronesine e bashkise te 4 mije metra katrore siperfaqe, ka bere qe te merret vendimi per prishjen e godines ku jane strehuar efektivet, me qellim ngritjen e banesave sociale per te pastrehet. Perfaqesia e banoreve i ka kerkuar kryebashkiakut Niko Peleshi, qe te japi garanci per strehimin e tyre ne apartamentet e reja duke ngritur fillimisht nje prej godinave dhe me pas te prishen shtepite e tyre. Por mungesa e nje pergjigje konkrete, i ka hedhur dje banoret ne proteste me pankarta e parulla ne duar. Ata u shprehen se ceshtjen e kane kaluar ne gjykate, nepermjet padise civile.
Konflikti
Ne vitin 1993, ish-ushtarake, qe kane sherbyer ne Policine e Shtetit, jane vendosur nga Ministria e Brendshme ne ndertesat e ish-batalionit te nderhyrjes se shpejte. Autorizimet per t'u strehuar ne kete vend, familjet e ish-ushtarakeve kryesisht police, i kane marre nga dikasteri perkates. Banoret shprehen se kane investuar per adoptimin e ketyre ndertesave ne shtepi banimi dhe per nje periudhe prej gati dhjete-vjecare, kane paguar qira te rregullta. Gjithcka dukej se shkonte mire, derisa pak kohe me pare, me nje vendim te Keshillit te Ministrave, siperfaqja prej 4 mije metra katrore, i kalon ne pronesi bashkise. Nuk vonoi dhe bashkia ka aprovuar ne Keshillin Bashkiak, ndertimin e nje kompleksi banesash sociale per familjet e pastreha.
Zgjidhja
Fillimisht eshte planifikuar ndertimi i 94 apartamenteve. Sipas drejtuesve te bashkise, banoret qe do te dalin te pastrehe, do te kene perparesine per t'u strehuar ne keto apartamente. Banoret jane shprehur mosbesues ndaj premtimit te bashkise, per t'i trajtuar ata me prioritet, pas perfundimit te pallateve. Per kete arsye, familjaret kerkojne qe si fillim te ndertohet pallati ku ata do te strehohen dhe me pas te prishen shtepite e tyre. Ata nuk kane pranuar as zgjidhjen e ofruar nga bashkia, per t'u paguar ketyre familjeve qirane e baneses per nje periudhe nje-vjecare.
Bashkia nuk jep sinjale per marreveshje
Pavaresisht protestes, bashkia e qytetit eshte e vendosur per te prishur shtepite e ketyre banoreve dhe per te filluar zbatimin e projektit, qe parashikon ndertimin e tre pallateve per te pastrehet. Nenkryetari i bashkise se Korces, thote se me nje vendim te qeverise, kjo siperfaqe toke i ka kaluar ne pronesi bashkise. Sipas tij, per kete zone eshte hartuar edhe plani urbanistik, qe parashikon ndertimin e banesave sociale, njesive tregtare, rrugeve dhe ambienteve te gjelberta.
Daniela Zisi