E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, fatkeqesite dhe njerezit pa identitet

Nga Ahmet Sulstarova*

Replike me deputetin Majko, mbi perfytyrimet e tij per kolaboracionizmin

Mua zoti Majko, nuk di sepse ju me kujtoni zogjte imcake te shpendeve grabitqare, apo kelyshet e kafsheve te egra, qe ne gjendje jo te lire dhe per vete moshen e tyre, jane te bute dhe nuk kafshojne.

Kush jeni ju, zoti Majko?. . . Te me falin lexuesit qe po merrem me biografira. Prejardhja nuk eshte as faj as merite, por na ndihmon te kuptojme identitetin e personit. Populli thote se kush lind nga macja, minj do te gjuaje. Kur ti i hyre politikes, ose me qarte, te futen ne te, se duheshe atje, une mendova; ja nje djalosh pa paragjykime, pa ngarkesa te mbetura! Dhe, sinqerisht, te simpatizova. Lufta e Kosoves ishte nje oportunitet i favorshem per ty e per qeverine qe kryesoje. Tani qe u "rrite" filluan te te komandojne instiktet dhe kushtrimet e te pareve.

Le te kthehemi ne teme: Cili je ti pjesetar i Kuvendit te shqiptareve me mbiemer sllav? (Per ata qe nuk e dine per fjalen "majko", ne shqip, ne kemi "nene") Zotrote, je bullgar? Serb? Maqedonas apo malazez?

Une do te te cliroj nga pergjigjja. Ne kohen kur ti ishe djale i mire, pata rastin te njoh nje te afermit tend. I them: more, ky Pandi me duket djale i mire, por me mbiemrin qe ka njerezit do te jene te ftohte, se do ta marrin per sllav. Ai qeshi e me tha: "Per Pandushin e ke llafin? Puna e mbiemrit, - vazhdoi ai - eshte e thjeshte. Ne Luften e Pare Boterore, gjyshi i Pandit erdhi nga Greqia dhe u vendos ne Gjirokaster. Ishte mjek dhe kuronte te plagosurit. Mirepo nder ta, kishte shume sllave qe nga dhimbja therritnin: O lele majko! Dukej sikur ata therrisnin doktorin dhe keshtu filluan ta therrisnin edhe shqiptaret kur kishin hall e deshen doktore. E i mbeti Majko".

Gjithsesi origjinen ti e di vete. I thashe keto se historia e shqiptareve, meson se ketyre te gjoreve, gjithe fatkeqesite, i kane ardhur nga kesi lloj maluketerish, antishqiptare dhe pe identitet. Nuk po permend emra pervec atit shpirteror te Pandi, (e te gjithe komunisteve) merhumit qe vec nena i dihej, kurse babai jo. Ketu, po aq zor sa per tenden, kam edhe per te treguar biografine time, po rasti yt e do perballjen, sepse eshte tema e replikes. Edhe une, sikurse ti, nuk kam as merita e as faje per te paret e mi. Por gjithsesi ndjej nje lloj krenarie sepse ata i permend Poradeci, Kuteli, Thimi Mitkoja... Ne faqet e historise ata kane lene gjurme, me cetat kunder Turqise, hapjen e shkolles shqipe, ne dokumentet e Pavaresise, ne ruajtjen e kufijve nga ata qe nenes i thone majko. Per te tilla bema edhe jane dekoruar. Tani zbresim me afer. Im ate Samiu, (Martir i Demokracise), mbaroi

filloren ne Pogradec dhe erdhi ne Tirane ne shkollen Amerikane, qe sot mban emrin e Harry Fultzit.

Pas diplomimit atje, emerohet profesor ne Normalen e Elbasanit, e me vone kthehet pedagog ne Tekniken e Tiranes. Fiton nje te drejte studimi ne Institutin Politeknik te Londres, i vazhdon atje studimet per ca kohe dhe i nderpret per shkaqe familjare. Eshte bashkekrijues i boyskautizmit shqiptar dhe per kete, ne vitin 1937 i veshur me kostum kombetar, perfaqeson Shqiperine, ne Jorkshir te Anglise. Gjate luftes italo-greke familja i transferohet ne Tirane, ngaqe shtepia ne Pogradec i digjet dhe i plackitet nga greket e italianet. Vete Samiu shkon ne Korce dhe atje qendron deri ne fund te luftes, meqe njera nga motrat e tij bente pjese ne celulen komuniste, si anetare e Partise Komuniste qe nga 41-shi, (e perjashtuar ne 1947). Vone, pas permbysjes se diktatures, kam marre vesh se im ate paskesh punuar me Shtabin e Mesdheut. Me te ardhur ne fuqi Enver Hoxha me shoket e tij, babai kthehet ne Tirane. I ofrojne nje vend qe te punoje me UNRRA-n (misioni amerikan per ndihme ne Shqiperi), pune qe nuk e pranoi ne fillim, por me pas u bind nga kembengulja e miqve. U angazhua mjaft ne luften kunder malaries, e ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Amerikan, siguroi ndihma qe iu shperndane popullit te uritur. Naten e Vitit te Ri, ne kapercimin nga 1946 ne 1947, teksa familja ish ulur ne tavolinen e festes, na troket porta dhe shohim te na hyjne brenda dy persona famekeq, Skender Kosova (te cilin shqiptaret e Kosoves e bene copa-copa) dhe Skender Konica, (njerezit e te cilit sot kane arritur ta futin ate, ne listat e te perndjekurve). Dy Skenderet i thane tim ati, se e deshen per pak kohe ne zyre. Dhe e moren me vete. Qe nga ai cast, Sami Sulstarova u zhduk dhe tani ne, familjes, ende nuk na tregojne as varrin e tij! Me kane thene se para se te mbaronin pune me te, e kane torturuar mizorisht, per te pranuar qe ishte spiun amerikan (pra kolaboracionist amerikan ) ai ishte 40 vjec.

***

U zgjata per te treguar ty, more Pandush, se per cilin je thirrur ti qe te diskutosh ne ate komisionin tend te deputeteve, e pastaj ti Pandeli Majko te vendosesh ta paguash me shperblimin qe rezervohet per te tille njerez. A e kupton zoti Majko, se mijera te tilleve, ky vend i ka borxh mirenjohjen? Si mundet qe ty, Paskal Milos dhe Nexhmie Hoxhes t'u veje ne mend paturpesisht te shqiptoni fjalen kolaboracionist dhe te mos trembeni aspak se gjithe kombit shqiptar, mendja se pari do t'i veje te kryekolaboracionisti, te tradhtari me i madh i interesave te vendit, te Enver Hoxha? Ne mund te zihemi sot e deri ne fund te ketij shekulli te ri, per pikeveshtrimet e ndryshme mbi historine, se keshtu e sollet ju kaosin e historishkrimeve, por na qofte Zoti deshmitar, qe nuk mund te dekorohet nje njeri qe i dorezon Beogradit ekonomine e vendit, rezervat valutore, ushtrine dhe celesat e kazermave, nuk mund te mbaje titullin Hero i Popullit, nje njeri qe e perdhosi popullin, e vrau njerezit me te vyer te kombit! Dhe po paturpesisht te quani kolaboracioniste, ata qe nuk vrane asnje rabecke, ata burra qe nen pushtim, i sherbyen vetem Shqiperise dhe perkedhelen iluzionet per bashkimin e trojeve dhe zgjidhjen e ceshtjes kombetare.

Te mbulofte turpi, more Pandush Majko, ty dhe ata qe te perdorin ty si "te paster". Ata po te ndotin, dhe jo une. Eshte mekat, per moshen qe ke! Vec ne qofsh i detyruar, per shkembim te ngritjes tende vertikalisht e artificialisht ne detyre. Bejme mire te te kujtojme, se ti Pandush, je ne faqet e mrekullive te Guiness-it, per faktin qe je diplomuar si inxhinier mekanik, dhe puna jote e pare, ende pa sherbimin ushtarak, ka qene ne Kryeministri. Jo per mirembajtjen e kaldajave te kryeministrise, as per sistemin hidraulik te portave dhe te ashensoreve. Nje Guiness, krenohen me emerimin tend menjehere Kryeminister!

* Nenkryetar i shoqates "Pronesi me Drejtesi"

Opinionet e publikuara ne "Forum" nuk paraqesin domosdoshmerisht qendrimin redaksional te "Koha Jone". Gazeta eshte e hapur per replike te mundshme nga personat e permendur ne shkrim

"Frankofonia ne letersi"

Vjen ne Tirane, prozatori i njohur grek Takis Teodoropoulos

Ne kuadrin e ciklit te sivjetem te aktiviteteve qe titullohet "Pranvera e frankofonise'', prozatori grek Takis Teodoropoulos do te jape ne Tirane, nje leksion me teme "Frankofonia ne letersi". Aktiviteti organizohet me mbeshtetjen e Ambasades se Greqise ne Tirane dhe do te zhvillohet sot ne oren 18.00 ne ambientet e "Alliance Francaise" ne Tirane.

Takis Teodoropoulos ka kryer studimet ne France dhe eshte nje nga prozatoret me te njohur dhe te perkthyer greke te viteve te fundit. Rol qendror ne vepren e tij dhe sidomos tek romanet e tij me te fundit ("Romani i Ksonofondes", "Dora e majte e Aferdites", etj.) ka bota antike greke. Me 2004 Akademia Frenceze i akordoi nje nga dekoratat e saj me te rendesishme, "Dekoraten e Argjendte per promovimin e gjuhes dhe letersise franceze", per te gjithe vepren e tij te perkthyer ne frengjisht. Takis Teodoropoulos ka shkruar gjithashtu ese dhe ka bashkepunim te rregullt me nje gazete te madhe te Athines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›