E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në humnerë autobusi me studentë, 12 të vdekur, 21 të plagosur

Vlorë- Si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin Himarë- Sarandë kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë plagosur 21 të tjerë.

Një autobus me 33 studentë është rrëzuar në një humnerë rreth 80 metra të thellë në Qafën e Vishës,dhe kanë gjetur vdekjen 11 studentë ndërsa viktima tjetër vdiq gjatë transportimit për në spital.

Të aksidentuarit janë studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, në elbasan, dega Gjuhë- Letërsi, viti i 3- të, dhe bëhet e ditur se në autobus ndodheshin vetën 2 meshkuj dhe pjesa tjetër ishin femra. Studentët ishin nisur për një ekspeditë disa ditore në jug të vendit, por që është shndërruar në tragjedi.

Ende nuk ka detaje lidhur me shkakun e aksidentit, por policia konfirmon se drejtuesi i mjetit është mes personave të vdekur, dhe ai është Pëllumb Çela.

Në ekspeditë ishin nisur 2 autobusa me 75 studentë, ndërsa autobus i aksidentuar ishte me targa EL 2474 B.

Për shkak të gjendjes së rëndë të të plagosurve një pjesë e madhe e tyre janë dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët raportojnë se në spital kanë mbërritur 15 persona, mes të cilëve 1 i vdekur.

14 të tjerët po marrin ndihmën në repartin e traumës, ndërsa 2 vajza janë në gjendje kome dhe në rrezik për jetën.
Ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve janë dërguar në sitalin e Vlorës dhe Himarës.

Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero ka përfunduar transportimi i të gjithë të plagosurve në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe po punohet për të shpëtuar jetën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 të dis së sotme, dhe në drejtim të Himarës u nisën një numër i madh autoambulancash, disa helikopterë dhe forca zjarrëfikëse.

Po ashtu të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë dhe ministri i Brendshëm Bujar Niashani, drejtori i Policisë së Tiranës Hysni Burgaj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe shumë figura të njohura të politikës.

Ekspertët e policisë janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, por ende nuk ka një përfundim zyrtar. Dyshohet se shkaku mund të ketë qenë amortizimi i tepërt i autobusit pasi ishte tepër i vjetër. Konfirmohet se shoferi ishte një person me shumë përvojë në profesionin e tij, por dyshohet se gjatë udhëtimit ai mund të ketë pësuar një atak kardiak. Një pistë tjetër mbetet dhe shpejtësia tejet normave të lejuara.

Pa ngjarjes tragjike Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditën e martë, ditë kombëtare zie, në nderim të viktimave.

Emrat e të plagosurve:

Në Spitalin e Vlorës ndodhen Ina Janulla, Entela Daja, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Ergysa Opingari, Juljana Kuqi, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa, Blerina Cereni.

Në Spitalin Ushtarak janë Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Tace, Anisa Cobo, Doriana Kumrija, Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora në Spitalin Ushtarak Shegushe Taka.

IMG00434-20120521-1746 IMG00435-20120521-1746 162_10150809336148344_10109 aksidenti elikopteri helikopteret-me-te-plagosur helikopter-me-te-plagosur-r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›