E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spoti për turizmin në CNN, KLSH: Ministria abuzoi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar sot raportin për kontrollin e ushtruar në MTKRS me objekt: “Vlerësimi i aktivitetit ekonomik dhe financiar”, ku ndër drejtimet kryesore të kontrollit ka qenë “Prodhimi dhe transmetimi i reklamave televizive”.
 

Sipas këtij raporti 6 zyrtarë të MTKRS anëtarë të KVO në vitin 2007, nga të cilët një Drejtor i Përgjithshëm dhe 2 përgjegjësa sektori, në hartimin dhe zhvillimin e procedurave të tenderit të sipërcituar, kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndër shkeljet më kryesore të konstatuara nga Grupi i Kontrollit të KLSH, janë:
 

- Fondi limit prej 37 milionë lekë nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej ndonjë analizë për llogaritjen e këtij fondi, madje nuk ishte ndarë, sa është vlera e fondit limit për prodhimin dhe sa për trasmetimin; trasmetimi i këtij spoti nuk është tenderuar, por është përzgjedhur pa procedura prokurimi, në kundërshtim me VKM nr. 623, datë 29.09.2007; firmat konkuruese nuk kishin përfaqësues të tyre të pranishëm në tender, madje tre prej tyre i kishin paraqitur ofertat në rrugë eklektronike, për adresat e të cilëve nuk disponohej dokumentacion shkresor apo korrespondencë elektronike midis personit të kontaktit të KVO dhe këtyre shoqërive; KVO me proces-verbalin e datës 07.10.2007 ka kualifikuar të parën firmën Holandeze “CCCP-Roterdam”, e cila ka paraqitur ofertë më të madhe se firma tjetër “Ogilvy Albania”; formulari i ofertës ekonomike të firmës fituese ku është bërë analiza e kostos është i njëjtë me formularin e firmës tjetër dhe ndryshojnë vetëm në vlera, për më tepër të dy shoqëritë nuk kanë paraqitur përfaqësues të tyre ne hapjen e tenderit.

Gjithashtu, sipas KLSH-së pas shpalljes fituese shoqeria “CCCP-Roterdam” Holand, për të vërtetuar vetdeklarimin ka paraqitur të gjithë dokumentacionin ligjor siç është kërkuar nga KVO, nga ku rezulton se kjo shoqëri është regjistruar në muajin Mars 2007 në Gjykatën holandeze dhe në regjistrin e biznesit të këtij shteti, si shoqëri me pergjegjesi të kufizuar me një staf të punësuarish prej 2 (dy) personash. Pra, koha e shkurtër e krijimit të kësaj shoqerie, numri i vogël i të punësuarve, si dhe mosparaqitja nga ana e saj e një kontratë me CNN, tregon se kjo shoqëri nuk mund të ketë qenë partner me CNN në fushën e prodhimit dhe trasmetimit të spoteve televizive.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›