Bie në humnerë autobusi me studentë, 12 të vdekur, 22 të plagosur
Himarë- Një aksident tragjik ka ndodhur pasdite e sotme në aksin Sarandë- Himarë.
Një autobus me 33 studentë është rrëzuar në një humnerë rreth 80 metra të thellë në Qafën e Vishës, dhe policia konfirmon se kanë vdekur 11 persona dhe janë plagosur 22 të tjerë. Ndërsa një tjetër ka vdekur gjatë trnsportimit për në spital.
Pasagjeret janë studentë të vitit të 3- të në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, pasi sot janë nisur në ekspeditë 2 autobusë me studentë të degës Gjuhë- Letërsi drejt Sarandës. Studentët që udhëtonin autobusin tjetër konfirmojnë se autobusi i aksidentuar është ai me të cilin që po udhëtonte një pjesë e shokëve të tyre. Mësohet se sot 2 autobusa janë nisur nga Elbasani në drejtim të Sarandës me 75 studente. Autobusi që i ka shpëtuar tragjedisë kishte 33 studentë.
Bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët janë të seksit femër, ndërsa autobusi i aksidentuar është me targat EL2474B, dhe drejtuesi i automjetit është Pëllumb Çela i cili ka vdekur.
Sipas mjekëve, aktualisht në Spitalin ushtarak janë 13 studentë. Ndërsa 7 të plagosur janë trnsportuar në spitali e Vlorës. Ndërsa mjekët kanë bërë apel për dhurim gjaku pasi ka shumë nevojë për gjak.
Në një deklaratë për mediat Pipero ka thënë se janë transportuar në spital të gjithë të plagosurit.
Sipas tij gjendja e të plagosurve është tepër e rëndë dhe 2 prej tyre po luftojnë me jetën, ndërsa po vazhdon kujdesi mjekësor.
Forca të shumta zjarrëfikëse, policie dhe ambulanca janë në vendin ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu janë nisur 8 helikopterë nga QSUT dhe ushtria.
Në vendngjarje ka mbërritur Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.
Ndërsa Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave.
Emrat studentëve në autobus:
Eriselda Gubere, Eriselda Coku, Erjana Geshtenja, Ermira Mana, Fabjola Shefi, Florie Peci, Gerta Kasmeto, Griselda Zeneli, Griselda Gilani, Isjana Karriqi, Ismarta Klosi, Joana Debinja, Luljana Kuqi, Juljana Tola, Kaltra Kokozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhembi, Oltjana Beqiri, Tisjana Hysa, Anisa Cobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltjana Hyzo.
Vijon
