Bie në humnerë autobusi me studentë, 11 viktima
Himarë- Një aksident tragjik ka ndodhur pasdite e sotme në aksin Sarandë- Himarë.
Një autobus me 33 studentë është rrëzuar në një humnerë rreth 80 metra të thellë në Qafën e Vishës, dhe policia konfirmon se kanë vdekur 11 persona dhe janë plagosur 22 të tjerë.
Pasagjeret janë studentë të vitit të 3- të në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, pasi sot janë nisur në ekspeditë 2 autobusë me studentë të degës Gjuhë- Letërsi drejt Sarandës. Studentët që udhëtonin autobusin tjtër konfirmojnë se autobusi i aksidentuar është ai me të cilin që po udhëtonte një pjesë e shokëve të tyre. Mësohet se sot 2 autobusa janë nisur nga Elbasani në drejtim të Sarandës me 75 studente. Autobusi që i ka shpëtuar tragjedisë kishte 35 studentë.
Bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët janë të seksit femër, ndërsa autobusi i aksidentuar është me targat EL2474B, dhe drejtuesi i automjetit është Pëllumb Çela i cili dyshohet se mund të ketë vdekur.
Par pak minutash kanë mbërritur në Spitalin Uashtarak në Tiranë 4 prej vajzave të aksidentuara, të cilat ishin në një gjendje të rëndë, ndërsa janë disa të tjera rrugës drejt spitalit. Raportohet se një studente tjetër ka humbur jetën gjatë transportimit.
Ndërsa në fushën e aviacionit kanë mbërritur 9 studente të palgosura rëndë, dhe pritet të mbërrijnë dhe 4 të plagosur të tjerë. Pritet të jenë 18 raste që do dërgohen në Spitalin Ushtarak, ndërsa mjekët kanë bërë apel për dhurim gjaku pasi ka shumë nevojë për gjak.
Deri në këtë moment konfirmohet nga burimet spitalore se 25 persona janë dërguar në spital. Ndërsa është shpallur gjendja e gadishmërisë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Forca të shumta zjarrëfikëse, policie dhe ambulanca janë nisur drejt vendit ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu janë nisur 8 helikopterë nga QSUT dhe ushtria.
Drejt vendngjarjes është nisur Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.
Emrat studentëve në autobus:
Eriselda Gubere, Eriselda Coku, Erjana Geshtenja, Ermira Mana, Fabjola Shefi, Florie Peci, Gerta Kasmeto, Griselda Zeneli, Griselda Gilani, Isjana Karriqi, Ismarta Klosi, Joana Debinja, Luljana Kuqi, Juljana Tola, Kaltra Kokozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhembi, Oltjana Beqiri, Tisjana Hysa, Anisa Cobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltjana Hyzo.
Vijon
