E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet marijuanë në pranga poseduesi

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 6 pako me marijuanë ndërsa ka arrestur edhe poseduesin e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur brenda gomës rezervë të një veture tip Nisan me traga greke YEB 3754, që drejtohej nga shtetasi Arsen Dauti nga fshati Fterrë i Sarandës, por që jetonte dhe punonte si emigrant në Athinë i cili u arrestua nga policia.
 

Sipas policisë droga vinte nga Saranda dhe kishte destinacion Greqinë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›