Bie në kontak me korentin, humb jetën 35-vjeçari

Foto Ilustruese
TIRANE- Një 35- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në fshatin Qesarakë, ku si pasojë e kontaktit me korentin, ka humbur jetën shtetasi i identifikuar si Dritan Peposhi.
Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se viktima ishte duke riparuar një kabull në banesën e tij. 35- vjeçari mësohet se ka humbur jetën pas mbërritjes në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.