Itali, Rubi: Berluskoni është i çmendur pas meje
MILANO- Gazeta italiane La Repubblica ka publikuar disa nga bisedat telefonike të Rubit, vajzës marokene, e cila u bw e njohur pwr shkak tw raportit tw saj me ish kryeministrin italian Silvio Berluskoni.
Ai është i çmendur pas meje. Është një prej frazave thëna nga Rubi gjatë një bisede telefonike me një mikeshën e saj, zbuluar nga hetuesit që po merren me çështjen dhe që mediat italiane kanë publikuar edhe versionin me zë të kësaj bisede telefonike.
Vajza, duke folur me një mikeshën e saj thotë se janë duke folur të gjitha gazetat për miqësine e saj me kryeministrin Silvio Berluskoni.
Ata shkruajnë se jam e dashura e Silvios, dhe saktëson më tej, e Silvio Berluskonit. Rubi i shpreh mikeshës së saj se Berluskoni e telefonon çdo ditë; Më thotë, Rubi do të të mbuloj me ar, por duhet fshehur e gjithë kjo.
Ajo saktëson më tej se e njeh prej një viti, dhe se Berluskoni i jep çdo javë 47.000 euro, duke shtuar se ai çmendet pas saj
Rubi në telefon dëshmon një qetësi të madhe, dhe i shpreh mikeshës së saj se nuk ka frikë nga asgjë, pasi e gjithë kjo histori do ti sjellë shumë para.
Vajza rrëfen se ka qenë në shtëpinë e Lele Moras. Duke iu përgjigjur insistimit të mikeshës së saj , nëse ka frikë për të gjithë këtë që po shkruhet në gazeta, Rubi përgjigjet; Nuk kam frikë, kam shumë para dhe famë, nga çfarë duhet të kem frikë. Është pak a shumë si rasti i Noemi Letizia,vetëm se ajo ishte e rritur, dhe unë e mitur.
“Njerëzit mendojnë keq sepse ata shohin një vajzë të bukur në shtëpinë e Berluskonit dhe mendojnë se ata do të kenë pasur marrëdhënie seksuale, por nuk është kështu.” thotë Rubi në një nga bisedat telefonike me mikeshën e saj.