E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ti dhe une te ndryshem Komuniko mos me vrit

/ /

NgaMANDETA MINXHOZI

Alarm Shtet vendos indikatoret mates mekanizmat e marrjes se opinioneve se cfare impakti lene ne publik gjuha dhe ligjerimet fyese agresive te lidereve politike dhe sherbetoreve te tyre per te mesuar  sesa humbin apo fitojne ata ne publik qofte edhe ne bastionet e tyre elektorale ku secili te shikoje veten si para pasqyres se ku eshte me pelqyeshmerine apo papelqyeshmerine miratimet apo mosmiratimet e popullit. 
Pse ky alarm  Se nuk e dime a komunikon dot ti pushtetar. Une nuk di kush je ti. Ti nuk di se kush jam une por as kush je vete.Je ai /ajo qe te percaktojne te tjeret apo je vetvetja Kush je
Dhe qe te njohim veten e te na njohin te tjeret duhet patjeter komunikim dhe jo vetem e folur. Nese ti flet te tjeret vetem degjojne dhe po nuk prite kthime mesazhesh te deshifruara nga tjetri meqe vete i thua dhe vete i deshifron atehere spo komunikon por vetem po flet vete. Flet e flet dhe spushon se foluri dhe nje njeri qe sdi te pushoje se foluri sdi te flase. Ne diktatura ndodh keshtu Pushtetari flet dhe populli vetem degjon ate qe do ai ashtu si e do ai dhe nuk komenton sepse nuk ka te drejte te deshifroje mesazhin e tij....
Ne ditet tona me zhvillimet ekonomike dhe teknologjike fuqia e shtetit sidomos e nje shteti me mireqenie eshte aq prezente sa asnje parti nuk mund ta injoroje por po ashtu edhe interesat kombetare nuk jane interesat e vetme qe kane ca individe as edhe te nje lideri politik por nje baraspeshim i duhur ndermjet argumenteve pro dhe kunder per gjetjen e zgjidhjeve qe duhet si pasoje dhe te percaktoje natyren e marreveshjes politike me te deshiruar.
Me ndryshimet e shpejta ekonomike teknologjike bota eshte bere nje komunitet me shume kryqezime dhe ne e gjejme veten tone ne nje kontakt me njerez qe jane kulturalisht te ndryshem por qe punojne krah perkrah nesh. Vlerat dhe stilet e komunikimit qendrojne qe ne vendin e punes tek diversiteti ne klase bindje politike ideologjike etj. prandaj ti njeriu politik nuk ekziston vetem pasi ekzistenca jote eshte e lidhur gjithmone me ekzistencen time shume te tjereve dhe ti pushtetar po ashtu je i lidhur me ekzistencen e popullit dhe nuk mund te mbijetosh si nje identitet personal inkubatori pasi edhe po do te jetosh vetem si nje identitet personal jo si identitet social edhe identiteti personal perfshin cdo vecori unike te cilen ne e lidhim me veten por ama ne krahasim me te tjeret dhe i referohet vete-konceptimeve te nje individi qe e percaktojne kete individ ne lidhje me ose ne krahasim me individet e tjere.
Edhe nese per ty pushtetar tjetri eshte i keq sepse eshte aq i ndryshem nga ty se nuk eshte hajdut vrases kriminel perseri ti je i detyruar te komunikosh dhe jo ta qellosh apo ti ndalosh frymemarrjen. Jo vetem moralisht por edhe me ligj e ke te ndaluar denimin me vdekje. Dhe ti kamikaz kurrsesi nuk mund te shkelesh ligjin duke vrare njeriun se mund te kishte ne mendje apo ishte ne tentative te kalonte gardhin Kjo do te thote qe ti pushon komunikimin me tjetrin prandaj dhe e vret. Kujdes mos vrit se denimi me vdekje eshte i ndaluar ne Shqiperi Vetem komuniko
Si duhet te komunikosh ti bosi pushtetar
Ti bosi pushtetar them bosi se ti je bosi im qe ke pushtetin mbi mua qe me ke parate qe ke ne dore ekzistencen time duhet te jesh modeli per te arritur nje komunikim te efektshem se meqe ke te gjitha pushtetet mbi mua je i detyruar te trajtosh diferencat ne nje menyre fleksibile dhe te kujdesshme.
Ti njeriu pushtetar duhet te kuptosh mbi menyren se si te tjeret te pelqejne ty dhe sesi pelqejne te cilesohen dhe identifikohen. Perceptimet dhe vleresimet e njerezve te tjere mund te ndikojne fuqishem ne vete-konceptimet ose kendveshtrimet tona mbi vetveten prandaj dhe komunikimi i kujdesshem kerkon qe te jesh i ndjeshem mbi menyren se si tjetri e perkufizon vetveten qofte si anetar grupi apo si identitet personal.
Ti njeriu pushtetar je i prirur te komunikosh me teper me njerez qe jane te ngjashem me ty sesa me ata te ndryshem nga ty sepse ne komunikimin me njerez me zakone dhe pikepamje te ngjashme ti provon nderveprimin e parashikueshem ndersa mes njerezve me zakone dhe rregulla komunikimi te ndryshme ti provon nderveprimin e paparashikueshem. Por gjithashtu ne provojme edhe dobesi emocionale edhe rrezik per tu pershtatur me vete ndjenjat tona te shqetesimit dhe shqetesimin e te tjereve qe mund te paguhet ne nje kohe te larget.
Vertet qe ne mesojme te njohim vetveten permes pasqyres se te tjereve por ama ne mesojme te rritemi dhe zhvillohemi edhe permes perballjes me shqetesimet tona dhe ankthin. Takimi me te tjere te ndryshem na ndihmon te perballemi me menyren tone te te menduarit dhe te te sjellurit. Arritja e nje njohje te vertete me te huaj te ndryshem na ndihmon qe te shohim nje bote tjeter nje shkalle te eksperiencave te pazakonshme dhe nje teresi vlerash te ndryshme nga tonat. Prandaj komuniko me tjetrin ndryshe mos e qello
Pse duhen monitorime te gjuhes dhe komunikimit publik
Duhet monitorim sepse ti njeriu publik nuk komunikon me veten por ne publik dhe nepermjet komunikimit ne marrim veshtrimet e pergjithshme per vete dhe per te tjeret.
Duhen mekanizmat monitorues te komunikimit sepse komunikimi me te tjeret na jep mendime te vecanta per veten dhe per te tjeret ne situata te ndryshme dhe perplasjet ne miresjellje i referohen keqkuptimeve kulturore ku njerezit sillen mire ne perputhje me normat sociale sipas normave te kultures se tyre. Ku ta di une se ku rrezikoj pa komunikuar Prandaj dhe rrezikoj te me qellosh se nuk do te komunikosh.
Fatkeqesisht termi miresjellje perdoret sepse asnjeri nga palet ne komunikimin nderkulturor nuk sillet keq apo ne menyre te papershtatshme me qellim por se individet mundohen te jene te miresjellshem sipas normave te miresjelljes se kultures se tyre. Individet sillen ne menyre etnocentrike shpesh pa vetedijen e tyre.
Duhet monitorim i komunikimit sepse komunikimi i kujdesshem nderpersonal fillon me monitorimin e vetedijshem te reagimeve tona emocionale ne gjykimet negative apo ne vleresimin e ndryshimeve qe lindin nga diferencat kulturore. Dhe per te qene komunikues te mire ne duhet te zhvillojme vizione te reja per te degjuar te tjeret. Nese individet nuk ndihen rehat ne adaptimin joverbal minimumi ata duhet te monitorojne me vemendje interpretimet e tyre etnocentrike dhe evolimet e stilit jo verbal te perdorin kontrollin e perceptimit te kultures se ndjeshme duke kontrolluar deklaratat.
Aftesia e kontrollit te perceptimeve i ndihmon njerezit te sigurohen se po e interpretojne sjelljen e folesit ne menyren e duhur. shte nje aftesi qe mund te perdoret ne cdo kohe edhe kur je i pasigurt qe ata po e kuptojne ashtu si ti kuptimin e sjelljes joverbale. Kontrolli i perceptimit perfshin perdorimin e paster te deshmitarit okular perceptues tema dhe pyetje verifikuese e perceptuese per shembull nga shprehja e egersuar dhe e lodhur e fytyres tende une mund te shoh qe ti ke nevoje per pushim dhe vetekontroll. Apo jo Duhet Prandaj dhe kontrolli perceptues eshte pjese e nje kontrolli te vemendshem.
Si duhet te komunikosh suksesshem ti njeriu publik politik
Prano tjetrin ndryshe jo shfarose ate. Tolero zotero gjuhen te cilen zgjedh per te komunikuar aftesohu dhe prodho mesazhe ne varesi te situatave dhe jo te qellosh aftesohu si degjues per te thithur mesazhin e tjetrit tjereve aftesite kulturore etnografike shoqerore. Ate qe mendon folesi e kodon me ane te gjuhes kurse degjuesi ate qe e degjon e deshifron me ane te te menduarit te tij. Permes mesazheve joverbale ne tregojme ndjenja dhe qendrimet e te qenurit te cuditshem ne bashkeveprim.
Kur Nice fliste per mbinjeriun e kishte fjalen per ate njeri qe me energjite e tij jo te zakonshme arrin te rinovoje veten e tij pa pushim dhe ta  kaperceje veten e tij per te qene edhe ai qe nuk mendohet se mund te jete. Rinovo vetveten kaperce vetveten dhe komuniko mos vrit
Ti dhe tjetri ndryshe. fare te besh qe te mundesh te komunikosh 
Prano tjetrin me identitet ndryshe nga yti dhe jo detyrimisht gjithmone te shpallesh lufte per ta ndryshuar ate ne tjeter. Kjo sot ne kete shoqeri multikulturore diverse realizohet nepermjet marreveshjeve shoqerore mes partnereve grupeve se shoqeria moderne mes marreveshjeve  sociale po zhvillohet. 
Une dhe tjetri. Si te jetoj une mire
Jeto sipas vullnetit tend dhe jo per inerci te te tjereve.  Rinovo veten dhe kaperce vetveten njeriu politik i veshur me pushtet dhe sherbeji popullit dhe jo vetem nje individi te mbytur se i mbyturi te mbyt dhe pushtetin populli ta jep populli ta heq.
Te besosh ndonjehere se gjerat jane ashtu sic duken perben ndonjehere edhe nje rruge shpetimi nga makthet per te mos fantazuar gjithmone per skenare konspirative qe ti bejne vetem ty ne kete bote. Keshtu nuk e con marredhenien ne ekstrem negative por mundesh ta parandalosh konfliktin.
Prandaj o njeri komuniko qe te kuptosh tjetrin edhe te ndryshmin nga ty edhe skenaret. Mos vrit
Pedagoge e filozofise se gjuhes dhe komunikimit Universiteti i Tiranes

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›