E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frank Wisner pashai i diplomacise amerikane

/ /

NgaRUBEN AVXHIU

Caktimi i diplomatit Frank Wisner Jr qe te komunikoje me Presidentin Mubarak te Egjiptit ne ditet qe po sjellin nje transformim historik te vendit kane sjelle ne qender te vemendjes se medias amerikane njeriun qe shqiptaret e njohin per rolin negociator ne percaktimin e statusit te Kosoves.
Wisner i cili ka qene dikur ambasador ne Kairo dhe qe e flet rrjedhshem arabishten u dergua nga Presidenti Barack Obama per ti thene Mubarakut mesazhin e hidhur Kemi respekt te madh per ty por per hir te Egjiptit eshte koha qe te ikesh.
Pakkush mund te guxonte tia thoshte ne sy keto fjale diktatorit 82-vjecar egjiptian qe per 30 vjet ka sunduar me dore te hekurt shtetin me te populluar arab te botes pervecse diplomatit te regjur Wisner qe ne vite ka krijuar miqesi personale me Mubarakun.
Nje artikull ne The New York Times shkruar nga gazetarja me pervoje dhe njohje te jashtezakonshme te diplomacise amerikane Sheryl Gay Stolberg tregohet se si nje here ne muaj ne klubin metropolitan te New York-ut qe sheh mbi Central Park mblidhet dora e vjeter e diplomateve amerikane dhe rrahin mendime per ceshtje diplomatike e politike te kohes. Ne krye te tavolines shkruan ajo ulet Frank Wisner Jr. Jane perfaqesues te nje brezi diplomatesh qe po shuhet e qe e mesuan zanatin ne vitet kur Amerika po ngrihej si superfuqia supreme ne dekadat e Luftes se Ftohte.
Keta jane gjithashtu mjeshtrit e diplomacise te cilet vendi i therret per ndihme duke i nxjerre nga pensioni sa here qe ka ndonje situate te pazgjidhshme dileme te nderlikuar apo krize nderkombetare.
The New York Times shkruan se pas vdekjes se diplomatit Richard Holbrooke jane te shumte ata qe shohin e Wisner-in si figuren kryesore diplomatike amerikane me te vetmin dallim qe ndryshe nga Holbrooke ambasadori Wisner nuk pelqen te parakaloje perpara kamerave e te terheqe publicitet. Vijues me sa duket i shkolles se vjeter te diplomacise atij i pelqen te germoje privatisht aty politika ka ngecur publikisht. Si per shembull ne rastin kur Presidenti George W Bush e shpalli Iranin pjese te Aksit te te Keqes gje qe nuk i pengoi perpjekjet e Wisner-it per te krijuar kanale te fshehta komunikimi per ti mbajtur negociatat gjalle mes dy vendeve.
Ne nje shembull te pazakonte per nje diplomat si ai Wisner kritikoi publikisht planet e presidentit Bush per te sulmuar Irakun mirepo kur ky e thirri qe te ndihmonte per statusin e Kosoves Wisner pranoi menjehere.
Shqiptaret paten rast ta njohin nga afer diplomatin e regjur gjate viteve te negociatave per statusin. Ai krijoi dhe ruajti marredhenie te ngushta me shqiptaro-amerikanet me takimet e rregullta ne restorantin e Lumi Hadrit ne Manhattan me pjesemarrjen e tij ne darkat vjetore te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan e ne ngjarje te tjera.
Ndonese nuk ka refuzuar ndonjehere ndonje interviste per gazeten Illyria apo per media te tjera ka dale ne RTV21 me shpesh se disa politikane shqiptare Wisner preferon qe bisedat e tij te jene off-the-record jo per botim duke krijuar atmosfera te cliruara jozyrtare dhe intime ne te cilat nuk tregohen sekrete apo jepen urdhra por ne te cilat diskutohen alternativat me kuriozitetin e nje studiuesi dhe me mendjen e hapur te nje intelektuali.
Ai njihet per aftesine e tij bindese dhe forcen e argumenteve. Situata ne Egjipt kerkonte nje njeri qe di te kryeje nje mision te veshtire ne nje menyre delikate. Mbeshtetja amerikane ka qene e rendesishme ne keto dekada per Mubarakun. Mirepo nga ana tjeter Egjipti eshte me i rendesishem per Ameriken se Mubaraku. Demonstruesit ne rruget e Kairos e kane bere te qarte se fajesojne Ameriken per ndihmen qe i ka dhene Mubarakut. Ne kete situate Amerika nuk deshiron qe te perseritet historia e Iranit ne 1979 kur iranianet nuk ia falen Amerikes mbeshtetjen per Shahun.
Keshtu nderkohe qe republikanet ankohen se Obama refuzoi perseri te ndihmoje nje aleat ne moment te veshtire Presidenti demokrat ka vendosur te mbaje anen e popullit por pa fyer mikun e vjeter. Baleti diplomatik mund ti lere te gjitha palet e pakenaqura por per Ameriken eshte me e rendesishme qe pushteti te nderrohet pa lufte civile pa dhune dhe pasoja te renda per Egjiptin. Republikanet po e krahasojne Obaman me Jimmy Carter-in ne 1979 po dyshoj se ne ate kohe Carter dergoi nje diplomat qe ti thoshte cope Shahut eshte koha te dorehiqesh sic beri Wisner me Mubarakun. Ne ate kohe SHBA terhoqi mbeshtetjen ndaj Shahut ne menyre publike nje akt qe u konsiderua qesharak dhe i vonuar nga revolucionaret iraniane. Sigurisht qe ne ate kohe ne SHBA pati nje lehtesim te madh qe ne pushtet erdhen islamiket dhe jo komunistet pro-sovietike. Sot 32 vjet me vone kur komunizmi eshte ne varrezat e historise ndersa Irani po nderton bomben berthamore sigurisht qe lehtesimi i atehershem ngjan si naiv.
Fareed Zakaria nje mysliman i lindur ne Indi dhe ndoshta analisti me i mire ne median amerikane e ka pershkruar takimin Wisner-Mubarak si nje perseritje e bisedave ne vite mes diplomateve amerikane dhe diktatorit te palevizshem te Egjiptit. Diplomatet amerikane duke i kerkuar reforma dhe demokratizim te vendit dhe Presidenti Mubarak duke u thene formulen magjike fare doni qe te vijne ne pushtet ekstremistet islamike Qe te vije nje regjim qe do te beje nje lufte te re me Izraelin. Te dyja alternativat kane funksionuar mire per ti trembur amerikanet ne vite e per ti bere ata qe ta shohin Mubarakun si te keqen me te vogel ne nje rajon qe nuk po arrin te gjeje paqe.
Mirepo nuk eshte cudi qe per here te pare ky model bisedimi te jete krisur kur Wisner mund ti kete thene Mubarakut se ikja nga pushteti nuk eshte me ne dore te tij. E vetmja gje qe ai mund te ndryshoje eshte koha e ikjes. Sa me shpejt aq me pak probleme per Egjiptin dhe per ate vete.
Wisner ka mundur te fitoje vetem daten e shtatorit te ketij viti. Mirepo tete muaj jane shume per situaten e Egjiptit. Ndoshta Wisner ka shpresuar per tete dite ne mos per tete ore. Kjo fitore e pare diplomatike kunder Mubarakut nuk do te mjaftoje. Wisner eshte larguar menjehere ndoshta ne forme pakenaqesie apo presioni ndaj Mubarakut. Sigurisht ndryshe nga Holbrooke ai nuk do te dale te shpjegohet para medias se cfare i tha dhe cfare iu pergjigjen sic bente Holbrooke me Milloshevicin. Kjo nuk eshte natyra e tij.
A do te kete apo jo nje vizite te dyte ne Kairo varet nga zhvillimet qe do te marre situata ne Egjipt si dhe nga pozicionet e Shtepise se Bardhe ndaj saj. Qysh me viziten e pare pati reagime kundershtuese. Irani sidomos u perpoq qe te denonconte viziten e Wisnerit si perpjekje per te percare popullin egjiptian. Mirepo mjafton te shfletosh Wikileaks per te zbuluar se nuk eshte hera e pare qe Wisner interesohet per te drejtat e njeriut ne Egjipt dhe qe autoritetet egjiptiane perpiqen ta bindin per pafajesine e tyre.
Diplomati qe e nisi karrieren e tij diplomatike ne Algjeri dhe e mbylli si ambasador ne Indi duke qene gati ne cdo vater te nxehte te globit ne gjysmeshekullin e fundit mbetet nje nga ata realiste koha e te cileve nuk iken kurre.
Emri i ambasadorit nuk mjafton per te thote per The New York Times kolegu i brezit te tij Edward P. Djerejian. Duhet ta therresim pasha.
Ndoshta ne kohen e revolucioneve me twiter dhe sms eshte e natyrshme te mendosh se koha e pashallareve ka ikur tashme qofte edhe e atyre simbolikeve. Mirepo ndoshta per te rinjte e perjetshem 70-vjecare qe mblidhen nje here ne muaj per te shqyrtuar boten mbi paqen e gjelber te Central Parkut koha nuk iken kurre ndoshta ajo vetem rrotullohet si karusel gjigand. Per ta ndoshta koha e pashallareve eshte duke u rikthyer madje me nje shkelqim te ri modern.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›