E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia nis riparimin

Rruga Tregtare aksi rrugor ku jane perqendruar bizneset elitare te Durresit e quajtur keshtu pasi e tille u emertua edhe 74 vite me pare nga bashkia e asaj kohe ka nisur riparimin e saj. Vetem 6 vjet me pare Bashkia e Durresit investoi ne Rrugen Tregtare afro 750 milione leke per ndertimin teresor te atij aksi rrugor por mungesa e mirembajtjes dhe ndoshta cilesia e dobet e materialeve ka sjelle prishjen e saj. Nje vendim i Keshillit Bashkiak ka bere qe kete fundvit Rruga Tregtare te nise riparimin duke i dhene fund shqetesimit te drejtuesve te automjeteve dhe qytetareve durrsake per shkaterrimin e nje prej rrugeve me karakteristike dhe simbol te qytetit bregdetar. Vangjush Dako kryetari i bashkise deklaroi dje per standard se nuk kane kaluar as 5-6 vjet nga investimi prej 750 milione lekesh dhe vendin e pllakave do ta zere serish asfalti me i qendrueshem dhe me ekonomik shtrimi me pllaka ka rezultuar skandaloz Ndermarrja Bashkiake e Rrugeve ka nisur heqjen e pllakave per te vijuar me asfaltimin e saj. Sipas zotit Dako Investimi i para disa viteve me pllaka cilesore ne cmim po jo jetegjata ndoshta synoi ti jepte qytetit te Durresit nje imazh te ri per te gjeneruar kulture dhe zhvillim ne nje prej rrugeve me te frekuentuara nga qytetaret turistet vendas dhe te huaj. Rruga Tregtare e cila ka nje gjatesi prej 340 metrash eshte fare prane portit shetitores bregdetare dhe amfiteatrit antik duke krijuar nje vijimesi te investimeve te bera ne keto pjese te qytetit. Rruga Tregtare atje ku jane te perqendruara afro 180 biznese shfaqet ne trajten e nje spirance te hedhur mes Adriatikut dhe qytetit me dy degezimet e saj njera prej te cilave te con drejt portit detar ndersa krahu tjeter drejt mureve rrethuese te qytetit te lashte shetitores bregdetare dhe shume objekteve me vlera historike. Ne vitin 2006 Rruga Tregtare u rehabilitua plotesisht me mbeshtetjen e USAID-it ekspertet e te cilit vleresuan pozicionin strategjik te ketij aksi rrugor dhe ndikimin e saj ne zhvillimin e krejt Durresit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›