on ne gjyq mjeket demshperblehen nga spitali
Te permiresohet legjislacioni shendetesor per sa i perket sigurimit te profesionit te mjekut me qellim per te mos renduar buxhetet e spitaleve nga likuidimi i pacienteve per shkak te gabimeve mjekesore. Propozimi i drejtores se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor Elvana Hana merr shkas nga disa raste te likuidimit te pacienteve per shkak te gabimeve njerezore nga fondet e spitaleve. Keshtu vetem vitin e fundit kane renduar buxhetet e spitaleve e per pasoje edhe sherbimin ndaj pacientit 3 raste 2 ne Vlore e 1 ne Lushnje me shumen prej rreth 31 milione leke gje qe ka lidhje te drejtperdrejte me sigurimin e profesionit. Behet fjale per raste te hedhjes ne gjyq nga ana e pacienteve te mjekeve apo stafit mjekesor per mjekim joprofesional. Pacientet kane perfituar shumen e mesiperme me vendim te prere te gjykates per shkak te gabimeve mjekesore ndersa fondet per likuidimin e tyre jane perdorur nga buxheti i spitalit fonde te destinuara per barna paga sigurime etj. Pikerisht per kete arsye qe fondet te mos ndryshojne destinacion duhet te behet nje nderhyrje ne ligj ne menyre qe mjeket dhe stafi mjekesor te kene sigurimin e profesionit sikurse kane juristet apo profesione te tjera nga ku mund te mbulohen faturat financiare te gabimeve mjekesore - tha Hana. Shifrat sipas saj ende nuk jane shume shqetesuese krahasimisht me buxhetin e spitaleve por ne aftat te gjate duhet menduar seriozisht per permiresimin e legjislacionit per sa i perket sigurimit te profesionit. Ky problem mund te kthehet ne nje bumerang nese nuk i paraprihet qe tani me rregullimet perkatese ligjore - tha drejtorja e ISKSH-se. Sektori shendetesor eshte nga natyra perdoruesi me i madh i fuqise punetore prandaj negociata me mjeket dhe stafin mjekesor jane shume elemente te rendesishem ne menyre qe pagesat ndaj tyre te marrin vertet vleren e sherbimit ndaj pacientit.