Ne pranga nje 23-vjecar qellon me arme prane konviktit
Policia e Elbasanit ka arrestuar nje 23 vjecar pasi ka qelluar me arme ne ajer ne rrethana ende te paqarta. Ngjarja ka ndodhur prane konviktit te Universitetit Aleksander Xhuvani ku 23-vjecari Konstandin Dedja ka qelluar me arme ne ajer duke krijuar panik tek qytetaret por fatmiresisht nga te shtenat nuk ka te lenduar ne njerez. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise te cilat kane ndaluar te riun i cili do te merret ne pyetje per te zbardhur ngjarjen. Nderkohe 23-vjecari Dedja akuzohet per armbajtje pa leje dhe materialet I kane kaluar prokurise se rrethit.