E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie në shatërvan, mbytet 4-vjeçari në Durrës

DURRËS- Një fëmijë 4-vjeç është gjetur i mbytur në shatërvanin në qendër të qytetit të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia lokale, sipas të cilët fëmija është gjetur nga punonjëset e pastrimit të bashkisë së qytetit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit, pranë bashkisë, kur fëmija është gjetur në basenin e shatërvanit. Punonjëset e pastrimit e kanë nxjerrë dhe kanë tentuar ta dërgojnë në spital, por fëmija ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Sipas të dhënave të para dyshohet se ai është një fëmijë endacak, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›