E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga tregtarit per kontrabande nen hetim doganieri

Nje 36-vjecar nga qyteti i Korces eshte arrestuar ne nje operacion te organizuar dy dite me pare nga agjentet e Krimit Financiar ndersa nen hetim ndodhet edhe nje doganier i Kontrollit Fizik ne doganen e Kapshtices. Lajmi eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Policise se Tiranes ku permes nje deklarate per shtyp eshte sqaruar se ne kuader te operacionit policor te koduar Fastfudi i realizuar nga Sektori kunder Krimit Financiar ne Policine e Tiranes u realizua arrestimi ne flagrance i Aurel Ises 36 vjec lindur e banues ne Korce. Sipas policise arrestimi i tij u krye sepse rreth ores 0500 te mengjesit te se dieles ne sheshin Avni Rrustemi ne Tirane eshte kapur ne flagrance duke drejtuar automjetin furgon tip Mercedes-Benz Sprinter me targa KO 4398 B ku ne brendesi te tij ka patur te ngarkuara nje sere ushqimesh fastfudi. Nga hetimet e kryera deri me tani ka rezultuar se ky shtetas ka futur kondrabande automjetin sebashku me mallin nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar te Kapshtices pa patur dokumentacionin perkates shoqerues. Nderkohe policia e kryeqytetit sqaron se ne lidhje me kete procedim do te ndiqet penalisht per konsumim te vepres penale te Kontrabandes nga punonjes te doganes edhe Sokol Kamenica 25 vjec me detyre doganier i Kontrollit Fizik banues ne Korce. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprimet doganore me automjetin me targa KO 4398 B dhe me pas ka bere kalimin e mallrave dhe te automjetit kontrabande pa patur dokumentacionin perkates shoqerues. Ne cilesine e proves materiale policia tha se u sekuestruan nje furgon i tipit Sprinter me targa KO 4398 B sallate ruse 30 kuti me nga 3 kg secila 90 kg majoneze 100 kuti me nga 5 kg secila 500 kg kecap 176 kuti me nga 4 kg secila 704 kg si dhe mustarde 60 kuti me nga 4.5 kg secila 270 kg. Pas arrestimit materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Tiranes per konsumim te vepres penale te Kontrabandes me mallra te tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›