Bie nga kati i katërt 53-vjeçari,kishte konsumuar alkool
22/08/2011 Babai i 2 vajzave
ELBASAN- Bie nga ballkoni i katit të katërt, gjen vdekjen 53-vjeçari. Burime të policisë bëjnë të ditur se Fatmir Hoti 53 vjeç baba i dy vajzave ka qenë në ballkon kur ndërsa ka dashur të heqë disa veshje të ndera nga fqinj i tij një kat më lart ka humbur kontrollin dhe ka rënë. Të paktën ky është version i policisë e mbërritur menjëherë pas ngjarjes në vendin ku ishte regjistruar fatkeqësia. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është marrë informacion për një shtetas të hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Sipas grupit hetimor trupi i pajetë i përkiste shtetasit Fatmir Hoti 53 vjeç me banim në lagjen 5 Maj Elbasan. Burri jetonte me gruan dhe dy vajzat. Nga informacionet e grumbulluara mësohet se burri kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli dhe në një moment ka dalë në ballkon duke u marrë me disa rroba të ndera nga fqinja e tij në katin e pestë që binin mbi ballkon. Ndërsa ka tentuar në gjendje të dehur ti hiqte ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. Mësohet se një grup hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkakun përfundimtar të kësaj ngjarjeje.