Shoqërohen në polici dy nga organizatorët e grevës
22/08/2011 Për bllokim të rrugës nacionale
BULQIZË- Në komisariatin e policisë së Bulqizës u shoqëruan dje dy nga organizatorët e grevës së urisë së minatorëve. Greva e urisë u zhvillua për 27 ditë në nivelin e 14-të të nëntokës dhe vetëm dje minatorët u detyruan ta ndërpresin, duke zbatuar vendimin e gjykatës së Dibrës. Në komisariat janë thirrur Dilevar Përkoxha, kryetar i sindikatës së minatorëve Bulqizë dhe Luan Nika, kryetar i grevës së urisë. Të dy kanë qenë të pranishëm në grevën e urisë për disa ditë. Sipas policisë, ata janë shoqëruar për shkak të bllokimit të aksit nacional Tiranë- Peshkopi, te Qafa e Buallit. Pasi kanë dhënë shpjegimet e tyre dy minatorët janë larguar. Minatorët deklarojnë se nëse kompania ACR nuk do të nënshkruajë marrëveshjen deri sot në orën 14.00 do t’i rikthehen grevës së urisë. Këtë herë jo më nëntokë, por në ambientet e ACR. Me kërkesë të Avokatit të Shtetit, gjykata urdhëroi zbrazjen e galerive, pasi ndërprerjen e punës në minierë për shkak të grevës së urisë nëntokë ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve, si dhe shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare. Edhe dje Komisioni i Grevës la të hapur mundësinë e rifillimit të grevës së urisë. “Jemi në pritje të ACR, do të presim 2 ditë për një reagim nga firma. Të hënën do të vendosim për një grevë tjetër të dytë në rast mospërgjigjeje nga kjo firmë. Atëherë greva do të bëhet përpara mjediseve të ACR”, deklaroi Nikollaj.