Bie nga kati i katert i pallatit vdes 36-vjecari
SHKODER - Nje 36-vjecar eshte hedhur nga kati i katert i nje pallati ne lagjen Dergut te Shkodres. Burime nga policia e qytetit verior kane bere te ditur se Harif Tahiri eshte gjetur i vdekur ne hyrje te nje pallati ne kete lagje ndersa banoret te tmerruar kur kane pare te riun te vdekur para pallatit te tyre kane njoftuar menjehere policine. Mesohet nga burimet policore se 36-vjecari eshte banor i lagjes Rus dhe ne kushte depresive kishte ardhur ne pallatin e kesaj lagjeje ku me pas ka rene nga kati i katert duke gjetur vdekjen. Policia tha se ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Ende nuk eshte e qarte nese vdekja e 36-vjecarit eshte vetevrasje apo nje renie aksidentale.
29 Shtator 2010