E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markeliani vjedh serish kete here merr para e kompjutere



TIRANE - Nuk ndalet para asgjeje 13-vjecari Markelian Cungu. Policia tha se ai eshte autor i dy vjedhjeve te ndodhura ne zonen e Komisariatit Nr. 4. Burimet zyrtare thane se eshte bere i mundur dokumentimi ligjor i dy vjedhjeve me thyerje dhe identifikimi i autorit i cili dyshohet te jete 13-vjecari Markelian Cungu pasi dyshohet se ne daten 25 shtator 2010 rreth ores 2030 ne rrugen Jorgo Plaku ne Tirane ka vjedhur me thyerje banesat e dy qytetareve nga ku marre shumen e parave prej 190 mije lekesh nje sasi bizhuterish tre kompjutere lap-top si dhe 200 euro. Policia tha se ne cilesine e proves materiale 13-vjecarit Cungu i eshte sekuestruar nje kompjuter lap-top ndersa materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te bashkelidhur te gjitha procedimet ne ngarkim te tij per konsumim te vepres penale te vjedhjes.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›