Sherr mes te rinjsh plagoset me pistolete 20-vjecari
DURRES - Nje konflikt per motive ende te paqarta mes dy te rinjve ka perfunduar ne perdorimin e armes se zjarrit. Per pasoje eshte plagosur me pistolete 20-vjecari Mateo Gruda. Ngjarja ndodhi rreth ores 1350 te dites se djeshme ne afersi te stadiumit te Durresit. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga hetimet eshte identifikuar autori i cili eshte i riu me inicialet Xh. M. Ai eshte i dyshuari kryesor per kete ngjarje. Pas goditjes me arme ai eshte larguar me nje mjet tip Opel. Nderkohe burime nga spitali theksojne se gjendja e Grudes eshte e rende pasi ai ka marre plumba ne kembe dhe ne bark dhe ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit. Policia ka ngritur postblloqe per kapjen e autorit por deri ne oret e mbremjes nuk ishte bere i mundur ndalimi i tij. Mesohet se policia ka marre ne pyetje deshmitaret okulare qe ndodheshin ne afersi te vendit ku ndodhi atentati ndaj 20-vjecarit per te zbardhur me tej ngjarjen.
29 Shtator 2010