Zbardhen dy vrasje te 97-s u bene nga banda e Tan Kateshit
ELBASAN - Rikthehet banda e Tan Kateshit. Por kete here jo me ndonje krim te kryer tani por me autoresine e vrasjes se dy personave ne vitin e larget 1997. Policia e Elbasanit tha nje dite me pare ka mundur te identifikoje kater autoret te cilet jane anetare te bandes famekeqe.
Ne nje dite prilli te vitit 1997 humben jeten pas bresherive te automatikut Alifir Sadushi Arben Shkodrani dhe u plagos rende nje person i trete Kastriot Dervishi. Qe prej asaj dite kjo ngjarje kishte mbetur e pazbardhur. Edhe pse te gjithe nen ze e dinin se kush ishin autoret e atij krimi makaber nga policia nuk kishte asnje te denuar. Jane dashur te kalojne 13 vite e disa muaj qe dhe policia te mund te shpalle ne kerkim dy persona per kete krim pasi dy te tjeret pjesemarres ne kete ngjarje jane vrare me vone nga bandat rivale.
AUTORET E VRASJES
Nje dite me pare Policia e Elbasanit tha se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar Patrulla i koduar me kete emer per faktin se behet fjale per aktivitetin kriminal te nje grupi kriminal i njohur si banda e Kateshit grup i cili ka vepruar ne vitin 1997 e kamufluar ne aktivitetin e saj si patrulle qyteti ne lagjen Banesa Elbasan. Gjate ketij aktiviteti anetaret e kesaj bande kane kryer nje sere vrasjesh vjedhjesh grabitje bankash e venie gjobash. Mes ngjarjeve qe rendojne mbi anetaret e kesaj bande eshte dhe vrasja e Alifir Sadushit Arben Shkodranit si dhe plagosja e rende e Kastriot Dervishit. Autoret e kesaj ngjarjeje jane kater por dy prej tyre jane vrare disa kohe pas krimit. Policia ka bere te ditur vetem inicialet e autoreve te vrasjes T. GJ. D. K. L. F. E. D. te gjithe banues ne Elbasan. Per dy autoret e kesaj ngjarjeje te cilet jane T. GJ. dhe D. K. pas daljes se urdher-arrestit nga Prokuroria e Elbasanit eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar per akuzen e vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim. Policia beri te ditur se shume shpejt pritet arrestimi i tyre dhe venia para drejtesise. Ndersa dy autoret e tjere me inicialet L. F. dhe E. D. jane vrare ne vitin 1997 nga bandat rivale te asaj kohe.
HETIMET
Policia e Elbasanit dje ka zbardhur vrasjen e dy personave krim i ndodhur ne daten 20 prill 1997 ne lagjen Haxhias Elbasan ne afersi te vendit te quajtur Ish-Vajguri. Ne kete vend jane vrare me arme automatik Alifir Sadushi Arben Shkodrani si dhe eshte plagosur rende nje person i trete Kastriot Dervishi. Burimet zyrtare nga Policia e Elbasanit thane se hetimet jane kryer nga efektivet e Krimeve te Renda ne kete drejtori policie ne kuader te nisjes se zbulimit dhe dokumentimit te ngjarjeve te vjetra te ndodhura ne kete zone. Pas marrjes se informacioneve operative policia ka rifilluar hetimet per kete ngjarje dhe pas nje hetimeve disamujore nepermjet metodave speciale te hetimit si pergjimet apo dhe ndjekjet ne terren ne bashkepunim dhe me Prokurorine e rrethit Elbasan eshte bere mundur dokumentimi i kesaj ngjarje te rende kriminale si dhe zbulimi i autoreve.
Historia e bandes se Tan Kateshit
Banda e Kateshit mori emrin e kryetarit te saj Artan Kateshi nga Elbasani. Kishte nje shtrirje te gjere me mbi 30 persona. Perberja e saj ishte me njerez te bardhe megjithate lejoi te futen edhe persona me ngjyre. Kryesisht dominonte pjesen lindore te qytetit qe perfshinte pjesen e Unazes lagjen Shenkoll deri ne fshatin Bradashesh. Njekohesisht arriti te kishte ne zoterim edhe Rrugen e Namazgjase ndersa si baze kryesore ishte lagjja Brigada e Pare Sulmuese ne banesen e nje pjesetari te bandes qe i besonte. Kateshi arriti te organizohet shpejt dhe te vendoste rregulla te qarta per te gjithe pjesetaret sherbim te vazhdueshem diten dhe naten ndersa armatimin qe dispononin bashke me njerezit i vendosi ne pika dominuese te qytetit per te kontrolluar cdo levizje te bandave rivale dhe forcave te rendit. Ne tarracat e disa pallateve do te shiheshin dukshem edhe kunderajroret nderkohe qe poshte tyre rrinin ne gatishmeri autovetura furgone dhe motocikleta. Ne kuadrin e rregullimit strukturor Kapoja kishte percaktuar edhe kater ekzekutore qe do te kryenin detyra te rendesishme ndaj kundershtareve qe rrezikonin aktivitetin e bandes ku me i rrezikshmi paraqitej njeri prej tyre qe kishte marre pseudonimin Cikja. Drejtimi i bandes behej nga gjashte personat me te besuar ndersa i pari mbetej Tan Kateshi qe urdheronte per veprimet finale te bandes.
29 Shtator 2010