Bie nga pallati ku punonte, humb jetën punëtori në Elbasan

Aksidentet ne pune kane shenuar viktimen e rradhes ne qytetin e Elbasanit. 25 vjecari, Indrit Qosja, nga Elbasani ka humbur jeten mengjesin e sotem teksa punonte ne nje pallat ne ndertim ne lagjen “Emin Matraxhiu”. 25 vjecari ka rene nga nje lartesi e cila mendohet te jete nga kati i katert, pasi ne momentin e renies nuk ka patur njerez perreth.
Punetori eshte gjendur në siperfaqen e betonit ku ka marre demtime te shumta në kokë dhe trup, te cilat i kane shkaktuar atij vdekjen e menjehereshme. Pas marrjes se informacionit sherbimet e policise se Elbasanit mberriten ne vendin e ngjarjes ku nisen punen per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Paraprakisht ngjarja eshte cilesuar si aksidentale, por po vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te saj. Aksidentet te kesaj natyre ne qytetin e Elbasanit kane qene te herepashereshme. Ne shumicen e rasteve kane qene masat e dobeta te sigurise teknike, ato qe kane shkaktuar aksidentet apo qe kane renduar pasojat e tyre.