E Diel, 1 Nëntor 2026

49 mijë maturantë testohen në matematikë

Testi i sotëm i matematikës përbëhet nga 25 pyetje, një pjesë e të cilave me alternativa. Vlerësimi maksimal është 50 pikë ndërkohë që Ministria e Arsimit siguron se asnjë pyetje nuk do të jetë jashtë programeve orientuese.

Edhe në këtë testim, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që t’i përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit. Për t’u futur në ambientet ku do të zhvillohet provimi, maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në të.

Rregullorja e Maturës saktëson se maturanti që përjashtohet nga provimi për shkelje kur merr ose jep kopje, humbet këtë provim dhe të drejtën për të marrë pjesë në provimet pasardhëse për sesionin e këtij viti.

Ministria e arsimit njofton gjithashtu se testet e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe janë korrigjuar dhe së shpejti do të publikohen notat për maturantët./Start/

                                                                                             2012-06-16 11:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›