Qafë Krrabë, aksidentohet autobusi i AK, s'ka viktima
TIRANE – Një autobus me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, me drejtim nga Tiranë për në Elbasan, është aksidentuar dhe ka dalur nga rruga në Qafën e Krrabës, në vendin e quajtur “Qershitë”. AK konfirmoi për mediat se bëhet fjalë për simpatizantë të saj ndërsa burime policore flasin për rreth 30 të plagosur. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk ka të plagosur rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është një makinë Land Rover me targa të Tiranës. Policia është vënë në ndjekje të saj dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli.
Shkak i aksidentit dyshohet se është një makinë Land Rover me targa të Tiranës. Policia është vënë në ndjekje të saj dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli.
Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur për Shqiptarja.com se aksidenti ka ndodhur rreth 3 km pa hyrë në Elbasan. Sipas të njëjtit burim, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një thellësi prej 10 metrash. Mësohet gjithashtu vetëm njëri nga pasegjerët ka pësuar një dëmtim më të rëndë, që është thyrje e krahut, ndërsa të tjerët kanë lëndime të lehta.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Bugaj, ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që është ngritur edhe një grup pune nga Prokuroria i udhëhequr nga prokurori Ervin Gogaj.
(im/shqiptarja.com)