E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet autobuzi në Qafë- Krabë, dyshohen 30 të plagosur

Elbasan- Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë- Qafë Krrabë, ku një autobus i dyshuar me aktivistë të Aleancës Kuq e zi, ka dalë nga rruga. Sipas njoftimeve të para dyshohet se ka 30 të plagosur që janë dërguar drejt spitalit të Elbasanit.

Një nga të plagosurit mësohet se është në gjëndje më të rëndë dhe eshte nisur për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Nderkohe të plagosurit, numri i të cilëve nuk është ende i sigurt, nuk kanë dëmtime të rënda.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qershitë. Dyshoohet se aksidenti është shkaktuar nga një tjetër automjet i tipit Land Rover , i cili ka bërë një ndërhyrje të gabuar duke i prepë rrugën dhe duke bërë që autobuzi të bie në humnerë.

( Në përditësim)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›