Abuzoi me të miturin, pranga 36-vjeçarit
Një 36-vjeçar nga Gramshi ka përfunduar në pranga pasi mbi të rëndon akuza e abuzimit seksual me të mitur.
I arrestuari është Alfons Selmani dhe është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me 12-vjeçarin me inicialet A.Ç. Denoncimi është bërë nga familjarët e të miturit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se materialet në ngarkim të 36-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.