E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, anetaresim ne BE para zgjedhjeve

Tirane- Shqiperia duhet te beje anetaresimin ne BE, para zgjedhjeve. Kjo ka qene kerkesa e perfaqesuesve te drejtesise shqiptare dje, gjate nje takimi te zhvilluar ne ambientet e Hotel "Tirana" ne kuader te plotesimit te kushteve pas nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Associmit. Gjate ketij takimi moren pjese 27 perfaqesues te vendeve anetare te BE-se, si dhe zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, zevendesministri i Drejtesise, Viktor Gumi, dhe kryeprokurorja e Pergjithshme, Ina Rama. Keta te fundit per dy ore me radhe kane dhene "testin me goje" perpara 27 perfaqesuesve te Bashkimit Evropian, nen drejtimin e ambasades ceke, si kryesuesja e radhes ne Bashkimin Evropianin. Mesohet se perfaqesuesit e drejtesise se vendit tone, iu kane shpjeguar vendeve anetare te BE-se se per Shqiperine, me e mira do te ishte qe ta bente anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian perpara zgjedhjeve te 28 qershorit, sesa mbas tyre. Pas mbarimit te takimit zevendes kryetari i KLD-se sqaroi se "27 diplomatet, te cilet perfaqesonin 27 vende te Bashkimit Evropian, te perfaqesuar ne Keshillin e Vecante te Bashkimit Evropian, organizonin kete seance degjimore, me kreret e institucioneve te drejtesise, per t'u njohur me hapat e progresit apo me hapat e raportit dhe reformes ne Shqiperi. Normalisht ishte nje seance e gjate, te cilen ju e konstatuat. Per afro dy ore na u desh te ballafaqohemi me pyete te ndryshme te diplomateve te te gjitha vendeve te Keshillit Evropian, te cilet ishin jo vetem familjare me te gjitha problemet, por dhe shume te interesuar me te gjitha problemet qe lidhen me procesin legjislativ, me projektligjet e fundit te kaluara ne parlament apo te debatuara ne parlamentin shqiptar, me ceshtje me te cilat lidhen me imunitetin e gjyqtareve, prokuroreve apo politikaneve ne Shqiperi". Me tej Spahiu shtoi se "u pyetem per ceshtje te cilat lidhen me pavaresine e gjyqesorit dhe sistemit te drejtesise, problemet qe jane hasur ne debate me projektligje te ndryshme si dhe ceshtjet pavaresise financiare dhe ekonomike dhe padyshim pa u shkeputur ketu per problemet e korrupsionit te gjithe sistemit ne vecanti te sistemit te drejtesise".

Pyetjet

Mesohet se gjate takimit Prokurorja e Pergjithshme, Zevendesministri i drejtesise dhe zevendeskryetari i KLD-se jane pyetur edhe per ligjin e dosjeve, per pavaresine e gjyqesorit si dhe marredheniet mes institucioneve.

Organizimi

Takimi i zhvilluar ne ambientet e Hotel "Tiranes" u organizua nga ambasada ceke, si vendi kryesues i radhes ne Bashkimit Evropian. Ne kete takim u diskutuan ne lidhje me problemet e Shqiperise si dhe perparesite qe jane kryer ne kohet e fundit.

27 Vende Anetare te BE-se, per dy ore me radhe kane pyetur prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama, zevendesministrin e Drejtesise, Viktor Gumi dhe zevendeskryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›