Ina Rama: Vendimi i Gjykates se Larte, i formes se prere
TIRANE - Prokuroria e Pergjithshme eshte terhequr perfundimisht nga dosja "Durres-Kukes". Pas vendimit te marre nga Gjykata e Larte per pushimin e gjykimit dhe shpalljen e pafajshem te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha dhe drejtorit te Pergjithshem te Rrugeve, Andi Toma, akuza nuk do te kryeje me asnje veprim. "Ju duhet ta dini se vendimi i dhene nga ana e Gjykates se Lartes, eshte nje vendim i formes se prere", deklaroi dje prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, pas takimit te zhvilluar me 27 vendet anetare ne BE, takim ky i mbajtur ne Hotel "Tirana". Ina Rama i ka dhene fund keshtu cdo aludimi te hedhur ne media, se Prokuroria e Pergjithshme do te rinise hetimet nga e para duke pohuar se nuk do te kete ankimin nga Prokuroria e Pergjithshme, ne Gjykaten Kushtetuese, por ne te njejten kohe as hetim me ndonje piste tjeter. Me 10 prill Kolegjet e Bashkuara, te kryesuara nga gjyqtari Spiro Spiro, vendosen pushimin e gjykimit te dosjes "Durres-Kukes", si dhe cilesuan te pavlefshme te gjitha aktet e paraqitura nga prokuroria. Deputeti Lulzim Basha dhe drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma, u akuzuan nga Prokuroria e Pergjithshme per veprat penale te "shkeljes se barazise ne tendere" dhe "shperdorim detyre". Ministri Basha u morr person nen hetim per kete ceshtje, e cilesoi kete nje proces politik qe mori verdiktin e merituar.
Deklarata
Gjate takimit me perfaqesuesit e 27 vendeve te BE-se, kryeprokurorja Ina Rama, iu ka shpjeguar diplomateve se organi i akuzes eshte gjendur vazhdimisht ne presionin e politikes, si pasoje e ceshtjeve qe jane vene nen hetim. Nga ana tjeter, mesohet se Rama gjate raportimit te saj ka shpjeguar se nen presion eshte edhe nga publiku, kryesisht per luften kunder korrupsionit.