Gjykata shtyn procesin e divorcit te Mules-Cakos
Gjykata e Tiranes ka shtyre dje, seancen e pare gjyqesore per divorcin e sopranos se njohur Inva Mula me kantautorin Pirro Cako. Shkak i shtyrjes se seances ka qene mungesa ne proces e Pirro Cakos dhe mbrojtesit te tij. Avokati mbrojtes i sopranos Inva Mula, Sokol Como pas mbarimit te seances gjyqesore sqaroi, se gjyqtarja Elona Gjoka u detyrua te shtyje seancen e pare, per shkak te mosnjoftimit te Pirro Cakos, ne menyre zyrtare. Dje ishte parashikuar seanca e pajtimit, per t'i dhene mundesine edhe njehere ciftit, per ribashkim. Nese kjo nuk do arrihet nga gjykata, atehere kalohet ne seance gjyqesore. Gjykata ka vendosur qe seanca e radhes te zhvillohet ne daten 4 maj, ndersa pala e paditur, Pirro Cako do te njoftohet serish nga ana e gjykates. Kerkesa per divorc u dorezua dy jave me pare, nga ana e avokatit te sopranos. Ne kerkese, Mula shpjegonte se "martesa e ka humbur kuptimin, per shkak se jetojme per shume kohe te ndare", e per kete fakt kerkonte divorcin e saj.