E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet "Audi" me 109 kg droge

Fier- Trafik droge me makine luksoze, kapen 109 kg hashash dhe dy vellezer te dyshuar. Agjentet e policise kane ndjekur ne operacionin e koduar "Jaguari", nga Tirana deri ne Qafen e Koshovices ne aksin Fier-Vlore, mjetin "Audi A3" me targa te huaja, ndersa gjate kontrollit gjeten ne bagazh plote 99 pako te futura ne disa canta te zeza. Dyshohet se droga eshte marre ne zonen e Veriut te vendit dhe destinacion ka qene Italia. Te arrestuarit jane vellezerit Gjin dhe Adrian Marku, 29 dhe 32 vjec, me origjine nga Mirdita, por banues ne Kamez te kryeqytetit.
Drejtoria kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim me Policine e Fierit dhe Prokurorine e Krimeve te Renda, kane kryer disa jave hetime per kete operacion qe eshte finalizuar rreth ores 02:15 te mengjesit te djeshem ne Qafen e Koshovices. "Me automjetin tip "Audi A3", ngjyre gri, me targe EN56BZD, tentonin te trafikonin lenden narkotike. Nga kontrolli i mjetit te siperpermendur ne bagazhin e tij u gjet dhe u bllokua nje sasi prej rreth 109,619 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa", thane mbreme burime zyrtare te Policise se Shtetit. Droga ka qene e futur ne pese canta te zeza sportive, e ndare ne 99 pako te mbeshtjella me natriban dhe me peshe mbi 1 kg secila. Agjentet sekuestruan nen fund te operacionit te koduar "Jaguari" sasine prej nje kuintal droge, makina me targa te huaja, kater aparate celularesh si dhe dokumente te ndryshme. Ndaj vellezerve te arrestuar Gjin dhe Adrian Marku eshte ngritur akuza e "trafikimit te lendeve narkotike, kryer ne bashkepunim". Burime policore thane se te dyshuarit po merren ne pyetje per te zbardhur itinerarin dhe pjesetaret e tjere te rrjetit te trafikut. Dyshohet se destinacioni i narkotikut ka qene Vlora dhe me pas, porositesit do e dergonin ngarkesen ne drejtim te Italise.

Te arrestuar:
Gjin Ndue Marku, 29 vjec, Tirane
Adrian Ndue Marku, 32 vjec, Tirane
Sekuestruar:
109,619 kg droge kanabis sativa
Makina "Audi A3", me targe EN56BZD
4 aparate celulare dhe dokumente
Akuza:
"Trafik narkotikesh, ne bashkepunim"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›