E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga skela, vdes punëtori 45 vjeç

26/08/2009  Rasti i tretë brenda muajit

SHKODER- Pakujdesia dhe mungesa e sigurimit të duhur teknik gjatë punës janë bërë shkak i vdekjes aksidentale të një shtetasi 45-vjeçar. Sipas burimeve policore, ka qenë ora 14:00 e ditës së sotme kur është marrë njoftimi se një shtetas ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në lagjen “Zdrale”, teksa po punonte si ndërtues. Menjëherë blutë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi Bledush Hoxha ishte përplasur me forcë në tokë, pasi kishte rrëshqitur nga skela e një banesë ku po punonte për të kryer disa riparime ndërtimore. Shtetasi Hoxha u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, por ndërhyrja e mjekëve ishte e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë. Pas kësaj ngjarjeje efektivat e policisë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje punëdhënësin dhe përgjegjësin e brigadës së ndërtimit me të cilën po punonte 45-vjeçari Bledush Hoxha. Pas kësaj ngjarjeje arrin në tre numri i të aksidentuarve për vdekje gjatë punës brenda një muaji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›