Plagosen dy persona, në dy aksidente rrugore
Sipas Policisë së Tiranës, aksidenti i parë rrugor u regjistrua të martën në Laprake ku mbeti e aksidentuar nje 57 vjecare. Aksidenti tjetër mësohet se ndodhi mbrëmë pranë rrugës interurbane Durrës- Rrogozhinë
TIRANË- Dy persona mbetën të plagosur në dy aksidente rrugore, në 24 orët e fundit në Qarkun e Tiranës.
Sipas Policisë së Tiranës, aksidenti i parë rrugor u regjistrua të martën në Tiranë, kur shtetasi Fatbardh Byberi, 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Volsëagen Bora”, në rrugën “Lord Bajron”, në Laprakë, aksidentoi një shtetase 57 vjeçare, që kalonte nga njëri krah i rrugës tek tjetri. E dëmtuara u dërgua nga vetë drejtuesi i mjetit në Spitalin Ushtarak dhe pas mjekimit të marrë u largua për në banesën e saj. Ndërsa, drejtuesi i mjetit, i cili tentoi që t’i shmangej policisë, u arrestua më pas prej saj.
Aksidenti tjetër mësohet se ndodhi mbrëmë pranë rrugës interurbane Durrës- Rrogozhinë. Shtetasi Safet Hoti, 26 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Benz 250”, u përplas me një çiklomotor që drejtohej nga një 70 vjeçar. Si pasojë u dëmtua drejtuesi i çiklomotorit, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit në gjendje të rënduar shëndetësore.
Çështjet ndaj dy të arrestuarve i kaluan për hetime të mëtejshme organit të prokurorisë për “shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(d.b/BalkanWeb)