Matura, gati rezultatet e notave të rishikuara
26/08/2009 Për pasaktësitë që do të gjenden në rezultatet e librit duhet plotësuar një tjetër formular
Përfundon procesi i rishikimit të rezultateve për maturantët që kanë kërkuar rivlerësimin e notës së arritur në lëndët me zgjedhje. Specialistët e Drejtorisë Arsimore, bëjnë të ditur se brenda dy ditëve të ardhshme do të afishohen në shkolla rezultatet nxjerra pas rishikimit, këto të dhëna gjithashtu do të evidentohen me ndryshime edhe në Librin e Transparencës. Njëkohësisht, bëhet e ditur se në procesin e përllogaritjes së rezultatit final, për garën e pranimeve në universitete do të përfshihen edhe ata maturantë që pas rivlerësimit të bërë kanë rezultuar kalues qoftë në provimet e lëndëve me zgjedhje ashtu dhe në ato të detyruarat. Pavarësisht se nuk është publikuar shifra e saktë e ankesave të bëra për notat e lëndëve me zgjedhje, mësohet se ato kanë qenë më të shumta në numër se sa rishikimet e kërkuara për provimet e detyruara, të cilat në total për të dy lëndët arritën në rreth 1200 ankesa. Ndërkohë që pas verifikimeve të bëra nga specialistët për këto teste rezultati është ndryshuar për rreth 400 maturantë. Ndërsa për lëndët me zgjedhje, është vënë nota pakaluese për rreth shtatë mijë maturantë, pjesa dërrmuese e të cilave janë në pritje të rivlerësimit. Në mbyllje të këtij muaji pritet të nisë dhe renditja automatike e kandidatëve fitues sipas kuotave të përcaktuara për çdo fakultetet publik të vendit. Deri në publikimin e rezultateve maturantët duhet t’u drejtohen shkollave të tyre për të parë pikët finale të arritura për secilën nga 10 preferencat e përzgjedhura për ndjekjen e studimeve të larta. Në rast se do të shohin pasaktësi në procesin e përllogaritjes ata duhet të plotësojnë formularin e pasaktësive dhe të evidentojnë problemin e tyre, pasi rishikohen edhe këto pasaktësi bëhet listimi final i fituesve në universitete për fazën e parë të pranimeve, të cilët do të publikohen pas datës 10 shtator 2009.
Leximi i të dhënave në Librin e Transparencës
Si duhet të plotësohet Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive.
Nëse konstatohen pasaktësi, maturantët duhet të plotësojnë formularin e korrigjimeve.
Bashkë me Librin e Transparencës në formë elektronike është shpërndarë edhe Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive, që lidhet me të dhënat personale dhe notën mesatare të çdo maturanti. Ky formular është përgatitur për të evidentuar ndryshimet që duhen bërë për një maturant. Si dhe plotësohet vetëm prej atyre që kanë kontestime për të dhënat e nxjerra në libër. Ndërkohë që nuk janë përfshirë në të dhënat e Librit të Transparencës maturantët që rezultojnë mbetës në një nga katër provimet e Maturës Shtetërore.
Në pjesën e parë është e detyrueshme të plotësohen të dhënat për Rrethin, Bashkinë/Komunën, Shkollën dhe ID e maturantit. Në çdo kuti shkruhet vetëm një
shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numri me shifra arabe.
Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikimin e maturantit, cili konstaton pasaktësi në të dhënat e tij.
Në pjesën e dytë, në seksionin “Si ishte”, janë të detyrueshme të plotësohen të gjitha të dhënat: Emri, Atësia, Mbiemri, Datëlindja, Nota Mesatare (me shifra dhe me shkrim si në Formularin A2). Praktikisht këto të dhëna janë si në Librin e Transparencës. Në seksionin “Si bëhet”, do të plotësohen vetëm ato të dhëna ku kërkohet ndryshimi: P.sh. nëse kërkohet ndryshim tek emri, te rreshti “Emri” shkruhet si duhet emri i saktë. Mund të ndodhë të kërkohen dy ose më shumë ndryshime: p.sh. edhe datëlindja edhe Nota Mesatare. Pasi kërkesa për ndryshimet të jetë plotësuar me kujdes, maturanti shkruan Emrin, Mbiemrin dhe firmos në vendin përkatës. Këto ndryshime që kërkohen nga maturanti duhet të konfirmohen nga mësuesi kujdestar, Drejtori i Shkollës, si dhe nga Drejtoria Arsimore. Është kjo e fundit që pasi mbledh formularët e plotësuar i dërgon në APRIAL, ku bëhen dhe rishikimet e ankesave të bëra.