E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet nga varrezat, vetëhelmohet 27-vjeçarja

25/08/2009  Kishte humbur të shoqin

DURRES- Ka përfunduar tragjikisht jeta e një nëne të ve pas tronditjes së rëndë nervore që kishte pësuar kohët e fundit. Anila D. banuese në Shijak, vetëm 27 vjeçe, ka konsumuar një sasi të madhe medikament helmues dhe ka vdekur 2 orë më pas në spital teksa mjekët bëheshin gati ta nisnin për në Tiranë. Viktima 27-vjeçare mësohet se së bashku me prindërit e të shoqit, kunetër e kunata ka qenë në orët e paradites tek varrezat e fshatit për të kujtuar burrin e saj të vdekur pak muaj më parë. Në kohën që ata janë kthyer 27-vjeçarja është mbyllur në dhomë për t’u gjetur nga familjarët disa orë më pas në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime policore deklarojnë se nëna e 2 fëmijëve të mbetur tashmë jetim pa baba e pa nënë, kishte humbur bashkëshortin pas një aksidenti të rëndë katër muaj më parë. Burri i saj kishte rënë në korrent teksa përpiqej të rregullonte rrjetin elektrik dhe kjo tragjedi e ka goditur rëndë gruan 27-vjeçare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›