E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne vetmi taksisti i divorcuar

Vlore- Fqinjet gjejne dy dite pas vdekjes trupin e taksistit, qe jetonte i vetem ne banese pas divorcit te disa viteve me pare. Burime zyrtare te policise thane se ne morgun e spitalit te Vlores, ka mberritur diten e djeshme i pajete Agim Baraj 60-vjec, banues ne qytet. Banoret e lagjes i thane policise se prej dy ditesh askush nuk e kishte pare 60-vjecarin qe ndonjehere punonte si taksist, te dilte nga shtepia. Kane qene fqinjet qe te shtyre nga kurioziteti kane shkuar per te mesuar dicka rreth tij dhe pasi kane pare makinen e parkuar ne oborr dhe driten e dhomes te ndezur, kane trokitur ne deren e baneses. Porta ka qene e mbyllur nga brenda dhe nga xhamat e dritares munden te dallonin trupin permbys te Barajt, ne dysheme. Menjehere eshte njoftuar policia, e cila ka mberritur ne vendngjarje dhe ka hapur me force deren e baneses. Ekspertet konstatuan se taksisti kishte nderruar jete 48 ore, para se ata ta gjenin ne dysheme. Hetimet paraprake flasin per nje vdekje natyrore te 60-vjecarit, ndersa mendohet se shkaku eshte nje atak kardiak.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›