E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet banda e adoleshenteve, terrorizonte dhe grabiste kalimtare

Shkoder- Nje bande te rinjsh, mes te cileve dhe nje i mitur, eshte goditur nga policia e Shkodres pasi ishin kthyer ne tmerrin e banoreve dhe kalimtareve. Burime zyrtare bene me dije se, ndaluan mengjesin e dites se djeshme kater te dyshuar per vjedhje banesash e cantat e grave. Te arrestuarit me urdher te prokurorise jane Elvedin Lami, 21-vjec, Rafael Zefi, 20 vjec, Grasiel Nika, 19 vjec dhe Pjeter C., 16 vjec.

Sipas dosjes se hetuar nga policia dhe prokuroria vendore, dyshohet se te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin, gjate javes se kaluar kane kryer kater vjedhje ne lagje te ndryshme. Ne daten 30 janar ata kane vjedhur nje banese ne lagjen "Perlat Rexhepi", nje dite me vone ne lagjen "Tom Kola" kane marre me force canten e nje qytetareje dhe ne 23 janar, ne lagjen "Fahri Barbullushi", po nje cante femrash. Preh e bastisjes ka rene edhe nje biciklete e parkuar ne lagjen "Qemal Stafa". "Jane bllokuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale, nje cante dore femrash, dy bicikleta te markes kineze, nje biciklete femijesh dhe nje kalorifer", njoftoi policia. Nderkohe qe po hetohet per te zbuluar edhe krime te tjera te grupit.

R. Llazari

Te arrestuarit:

Elvedin Lami, 21-vjec, Shkoder

Rafael Zefi, 20 vjec, Shkoder

Grasiel Nika, 19 vjec, Shkoder

Pjeter C., 16 vjec, Shkoder


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›