Tepelene-Gjirokaster, dy hajdute ne pranga
Nje adoleshent eshte vene ne pranga rreth ores 23:30 te se henes, pasi akuzohet per disa vjedhje te kryera ne fshatrat e rrethit te Tepelenes. Aliosha Hasani, 20 vjec, nga fshati Dhemblan, dyshohet se ne 1 shkurt ka vjedhur 3 dyqane ushqimore dhe pijesh alkoolike, me pronare, banore te fshatit. Vjedhja ishte kryer duke prere me mjet preres drynat e dyerve. Ndersa ne Gjirokaster eshte arrestuar Senet Goxhaj 19 vjec, pasi dyshohet se ka vjedhur lokalin e I. M, ne lagjen "Zinxhira", por eshte kapur nga pronari i lokalit.