SHBA te vendosura qe Kosova te njihet plotesisht nga komuniteti boteror dhe te behet anetare e te gjitha institucioneve kryesore nderkombetare

Ndihmes sekretari amerikan i Shtetit per ceshtjet evropiane dhe euroaziatike Tom Kantrimen thote se Shtetet e Bashkuara jane te vendosura qe Kosova te njihet plotesisht nga komuniteti boteror dhe te behet anetare e te gjitha institucioneve kryesore nderkombetare.
Ne intervisten qe i dha kohet e fundit BBC-se zoti Kantrimen tha se ne te njejten kohe eshte e rendesishme qe Kosova te vazhdoje zgjerimin e shpejte dhe mbreselenes te institucioneve te saj qeveritare per ti treguar komunitetit nderkombetar se eshte e afte per nje qeverisje te forte dhe njekohesisht e afte edhe per te qene ekonomikisht e qendrueshme madje anetare e Bashkimit Evropian ne te ardhmen.
Ne nje interviste tjeter me Zerin e Amerikes ndihmes sekretari i Shtetit Kantrimen iu pergjegj akuzave per veprimtari kriminale ndaj udheheqjes se Kosoves nga Senatori zviceran Dik Marti ne nje raport per Keshillin e Evropes Ne e marrim kete raport teper seriozisht ... EULEX-i Misioni i Bashkimit Evropian per Shtetin Ligjor ne Kosove i ka hetuar edhe me pare akuza te tilla. Nese raporti permban te dhena te reja apo deshmitare te rinj atehere duhet tia jape edhe EULEX-it dhe autoriteteve te tjera kompetente qe ti hetojne ato. Ne presim dhe mirepresim fjalen e qeverise se Prishtines dhe asaj te Tiranes se ato do te bashkepunojne ne procesin e hetimit te ketyre akuzave.
Ne pergjithesi i gjithe qellimi i ketyre hetimeve ka qene percaktimi i pergjegjesive individuale per krimet qe kane ndodhur. Ne nuk mund te mbajme pergjegjes kolektivisht te gjithe serbet te gjithe shqiptaret apo te gjithe kroatet per veprimet e disave.
Ne e kemi thene vazhdimisht se nuk ka asgje me te rendesishme se sa vendosja e shtetit ligjor ne rajonin e Evropes Juglindore tha ndihmes sekretari i Shtetit Kantrimen i cili me tej theksoi se se duhen ndermarre veprime me te efekteshme nga qeverite kombetare ne bashkepunim me autoritetet lokale per te punuar per shtetin ligjor.
Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara per te qendruar ne Ballkan perfundoi ndihmes sekretari amerikan i Shtetit Tom Kantrimen. Ne kemi qene atje gjate diteve me te veshtira dhe me te dhunshme te shperberjes se Jugsllavise dhe jemi atje edhe sot per te dhene nje ndihme te rendesishme per zhvillimin ekonomik dhe social.