E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellohet me arme zjarri kongresistja nga Arizona Gabriele Gifords

Kongresisjta demokrate e Arizones Gabriele Gifords eshte ne gjendje kritike pasi u godit ne koke gjate te shtenave dje ne nje aktivitet te saj me elektoratin. Nje femije ishte mes te vrareve ne sulmin e kryer ne Tuson te Arizones. Autoritetet thone se disa persona te tjere u vrane dhe rreth dhjete te tjere u plagosen ndersa personi qe hapi zjarr eshte nen arrest. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Niko Kolombant na sjell hollesi.


Zyrtari i qendres mjekesore te Universidentit te Arizones Piter Ri tha se kongresistja Gifords ishte ne gjendje kritike pas nderhyrjes kirurgjike. Ri tha se Gifords ishte qelluar ne koke por ai ishte optimist se ajo do te shpetonte.

Nuk mund te them se si do te shkoje gjendja e saj por jam mjaft optimist megjithe rrethanat e gjendjes.

Presidenti Barak Obama leshoi nje deklarate nga Shtepia e Bardhe ne te cilen thote se te shtenat ishin nje akt i pakuptimte dhe i tmerrshem dhune qe nuk ka vend ne nje shoqeri te lire. Edhe Kryetari i Bashkise se Tusonit Bob Uokap shprehu shqetesimin e tij.

Kjo eshte nje tragjedi e rende per shtetin e Arizones dhe per vendin. Mendoj se eshte koha qe te gjithe ne te mendojme dhe te lutemi per viktimat e kesaj tragjedie qe ndodhi para syve tone.

Agjentet e Byrose Federale te Hetimeve FBI-it shkuan me nxitim ne vendin e ngjarjes prane nje dyqani ushqimor Safeway ku kongresistja Gifords po zhvillonte nje aktivitet me elektoratin e saj.

Deshmitaret nga vendi i ngjarjes thone se personi i armatosur hapi zjarr me nje bresheri prej 15-20 te shtenash para se te perpiqej te largohej. Por deshmitaret thone se ai u bllokua nga nje kalimtar i rastit dhe u vu nen arrest.

Kongresistja 40 vjecare u rizgjodh per te treten here ne muajin nentor. Gifords ishte nje prej politikaneve te Arizones zyrat e te cileve ishin vene ne shenjester nga vandalet dhe ishin kercenuar gjate debatit per reformen e kujdesit shendetesor ne vitin 2009.

Ligjvenesit republikane te cilet fituan shumicen e vendeve ne Dhomen e Perfaqesuesve kane bere thirrje per prapsimin e reformes se kujdesit shendetesor te nenshkruar ne ligj nga Presidenti Barak Obama vitin e kaluar.

Gifords ishte gjithashtu nje nga ligjvenesit qe ishte vene ne shenjester pasi mbeshteti reformen ne nje harte me objektiva qitjeje ne nje faqe interneti te komitet te veprimit politik qe mbeshtet ish kandidaten republikane per postin e nenpresidentit Sarah Pejlin.

Nje debat i nxehte politik ne Arizona shtet qe ndodhet ne kufi me Meksiken eshte zhvilluar kohet e fundit rreth perpjekjeve per te luftuar imigracionin e paligjshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›