E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie popullariteti i Obames ne bote

Miratimi Ndërkombëtar i politikës së jashtme të presidentit amerikan Barak Obama ka rënë ndjeshëm gjatë mandatit të tij bëjnë me dije sondazhet.
Ndër 21 vendet e anketuara, rënia më e madhe nga 57% në 27% - u pa në Kinë. Pavarësisht nga këto numra, besimi tek presidenti amerikan Barak Obamën mbetet i lartë në mesin e aleatëve të SHBA-ve, sidomos në Evropë.

Besimi tek Obama dhe miratimi i politikave të tij ndërkombëtare ka shenuar rënie gjatë presidencës së tij. Vec Kinës, rënie më të mëdha në miratimin e politikës së jashtme deri në vitin 2012 përfshine dhe Japoninë dhe fqinjit Meksiken .

Në mesin e pesë vendeve evropiane të anketuar në vitin 2009 dhe 2012, miratimi i politikave ndërkombëtare Obamës ka rënë nga 78% në 63%. Në pesë vendet myslimane të anketuar në dy vjet, shkalla e aprovimit ka rënë nga 34% deri në 15 për qind. Rusia gjithashtu u bashkua me vendet në rënie.

Përveç ndryshimeve në mendim ndaj zotit Obama dhe politikat e tij, studim shënon një ndryshim në fuqine ekonomike. Shumicat në Gjermani, Britania, Franca dhe Spanja tani e konsiderojnë Kinën si fuqi kryesore ekonomike në botë dhe jo SHBA. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo përqindje është dyfishuar që nga viti 2008. Ide amerikane rreth demokracisë janë më të popullarizuara në mesin e të anketuarve nën 30 në disa vende, duke përfshirë Tunizi dhe Kina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›