Bie preh e dhunës emigranti, denoncon oficerin e krimeve
11/05/2010 KUÇOVË- Kthehet pranë familjes së tij në qytetin e Kuçovës për të kaluar disa ditë me të afërmit, por bie pre e dhunës së policisë, rast të cilin tashmë do ta zbardh Prokuroria e Beratit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Burime të organit të akuzës në Berat bëjnë me dije se ditën e premte pranë këtij organi mësohet të ketë mbërritur denoncimi i qytetarit Artur Xhebraj, nga qyteti i Kuçovës. Emigranti 36-vjeçar, i cili jeton në Belgjik prej vitesh mësohet se ka ngritur pranë Prokurorisë së rrethit të Beratit denoncimin ndaj oficerit të krimeve pranë organit blu në Kuçovë, Gerald Toska. Shtetasi ka denoncuar Toskën duke e akuzuar atë për ushtrim dhune fizike dhe shoqërimin pa shkak në polici. Të njëjtin denoncim qytetari mësohet ta ketë ngritur gjatë paradites së të hënës dhe pranë zyrës së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në policinë e Beratit. Emigranti ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së katër ditëve më parë, kur papritur ka rënë pre e dhunës nga ana e
oficerit të krimeve, si dhe dy punonjësve të grupit të gatshëm të policisë, ndërsa më pas është shoqëruar dhe në organin blu ku dhe është mbajtur për tre orë.
Ngjarja
36-vjeçari ka deklaruar se sapo ishte kthyer nga Suedia dhe një bashkëqytetar i tij i kishte kërkuar një sasi lekësh borxh. Pasi ka pritur shumë ditë dhe lekët nuk i janë kthyer në kohë, emigranti i ka kërkuar bashkëqytetarit të tij shumën e lekëve, pasi do të kthehej në vendin e tij të punës. “Por, pasi nuk më është përgjigjur në kohë, borxhliu duket se është ankuar në polici, çka është bërë shkak që mesditën e së enjtes oficeri i krimeve Gerald Toska të më ndalojë në rrugë dhe të më kërkojë që ta shoqëroj në polici. Sapo kam parë që oficeri udhëtonte me një mjet me targa të huaja i kam kërkuar dokumentin e policisë, që të identifikohej, pasi s’mund të shkoja me të pa shkak, por dhe pa m’u prezantuar, thotë emigranti. Por, ndërsa nuk kam pranuar të shkojë me të, sapo mbërrij në shtëpi shfaqet grupi i gatshëm së bashku me oficerin e krimeve, të cilët më dhunojë fizikisht, më vënë prangat sikur të isha ndonjë kriminel dhe më pas më shoqërojnë në komisariat ku më mbajnë për disa orë dhe më pas më lënë të lirë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje 36-vjeçari mësohet se bën denoncimin e parë në organin e akuzës, ndërsa në orët e para të ditës së hënë bën një tjetër denoncim pranë SH.K.B-së.”, deklaron ai. Emigranti mësohet se është pajisur dhe me një raport mjeko-ligjor, ku është përcaktuar qartë dhuna e fizike e ushtruar. Ndërkohë që burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se çështja është duke u hetuar.