Filmonte bosët që tradhtonin gratë, kërkonte euro në këmbim të heshtjes
11/05/2010 Mënyra e shqiptarit në Itali. Kapet edhe një italian që rrahu shqiptarin për racizëm
Një 28-vjeçar nga Shqipëria kishte gjetur një mënyrë përfitimi marramendëse në Itali, ku filmonte të pasurit që tradhtonin gratë e tyre dhe u bënte presion se do t’i spiunonte nëse ata nuk e paguanin. Sakaq, policia arrestoi një italian që kishte rrahur një shqiptar për motive raciste, duke e kërcënuar të kthehej në Shqipëri. Kështu, policia italiane lajmëroi se në pranga ka rënë Kujtim Rrapushi, për të cilin ishin depozituar disa denoncime në të cilat thuhet se Rrapushi i kishte marrë në telefon dhe u kërkonte mijëra euro në këmbim të heshtjes. Një punonjës i Kryqit të Kuq në Raguza ishte një prej denoncuesve më 6 maj, që u tha karabinierëve se kishte marrë një telefonatë nga Kujtim Rrapushi, i cili pretendonte se e kishte filmuar atë duke bërë seks me një vajzë dhe e kërcënoi se nëse nuk i jepte 5 mijë euro do t’ia tregonte filmimet të shoqes ose së bijës. Edhe një tjetër italian pretendon se Rrapushi i kishte kërkuar 600 euro për një gjë të ngjashme. Kështu, shqiptari u arrestua pikërisht teksa bënte një nga telefonatat e tij kërcënuese.
Rrahje për racizëm
Në Xhenova policia arrestoi italianin Livio Panici, i cili kërkohej pasi ishte dënuar. Panici u dënua në vitin 2009, pasi kishte rrahur shqiptarin Stiven Melkuza. Gjatë rrahjes ai i kishte kërkuar me dhunë që të kthehej sa më shpejt në Shqipëri, duke e fyer edhe me disa shprehje raciste. Në fakt shqiptari ishte i dashuri i bukuroshes më të famshme të zonës, gjë e cila mesa duket e kishte nxehur së tepërmi italianin xheloz.