E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie prodhimi industrial në SHBA

Uashington - Një rënie e theksuar e prodhimit është vënë re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muaji,t të kaluar. Rezerva Federale Amerikane ka publikuar sot të dhënat lidhur me nivelet e prodhimit në vend pas krizës që e ka pushtuar prej muajsh. Rënia prodhimit industrial është disi më e lartë nga sa ishte parashikuar më parë nga analistët me 1,3 për qind. Në muajin shkurt, prodhimi industrial ka pësuar rënie, për të katërtin muaj radhazi me 0,7 për qind. Për një vit, ulja e prodhimit në sektorë të ndryshëm ka arritur në 13,7 për qind.Prodhimi në miniera ka pësuar një rënie me 0,4 për qind dhe në sektorin energjetik është vërejtur një rënie me 7,7 për qind, citon AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›