E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown mbështet Barroson për një mandat të dytë

Londër - Kryeministri britanik, Gordon Broën shprehu sot mbështetjen për një mandat të dytë të portugezit, Hose Manuel Barroso në krye të Komisionit Europian, në një konferencë të përbashkët në Londër. "Ne do ta mbështesim atë jo vetëm si presidenti aktual i Komisionit Europian, por gjithashtu dhe si i zgjedhuri i ardhshëm si president i Komisionit Europian'', deklaroi Brown pas takimit me Barroson. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy u tregua jo shumë i vendosur në qëllimin e tij për të mbështetur apo jo Barroson.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›