Bie rrufeja, Shqipëria pa energji elektrike
24/02/2010 OST: U dëmtua linja Mali i ZI-Shkodër
Shqipëria ka shijuar dje Black Out-in nga mungesa e energjisë elektrike. Rreth orës 21.30 minuta në shumicën e zonave është ndërprerë energjia, e cila është rikthyer 30 minuta më pas. Menjëherë pas sistemimit të situatës OST ka dhënë dhe sqarimin e saj për sa i përket ngjarjes së jashtëzakonshme. Kanë qenë rrufetë e rëna në zonën e Vaut të Dejës që kanë sjellë stakimin e energjisë. Në reagimin e dhënë për mediat bëhet e ditur se shkak ka qenë “rrufeja në nënstacionin 220 KV në Vaun e Dejës që lidh linjën e Shkodrës me Malin e zi”. Me ligjin e ri është OST-ja, e cila përgjigjet për sistemin e transmetimit në vend. Ndërkohë që për tejkalimin me shpejtësi të situatës në Ministrinë e Ekonomisë është dhënë gjendja e jashtëzakonshme.
Faktikisht ky nuk është rasti i parë që Shqipëria gjendet në ndërprerje të plotë të energjisë. Rreth 2 vite më parë ka qenë sërish një rrufe, e cila ka djegur një transformator të sistemit të transferimin që ka sjellë bllokimin e energjisë. Gjithsesi pas masave të marra është arritur në kthimin e shpejtë të energjisë elektrike në të gjithë zonat ku kishte ndërprerje.