E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Në tre HEC-et prurje të mëdha, rrezik përmbytjesh

Situata po shkon drejt përkeqësimit, fakt që është pranuar edhe ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, i cili ka kërkuar nga banorët e zonave të Shkodrës që të përgatiten pasi prurjet në hidrocentrale janë tejet të mëdha. Sipas Priftit, të tre HEC-et po punojnë me kapacitet të plotë.

Kështu nga të dhënat më të fundit, niveli liqenit të Fierzës është rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur në kuotën e 293.08 metra nga 192 metra që ishte gjatë ditës së djeshme. Prurjet në këtë liqen janë 1650 metër kub për sekondë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në liqenin e Komanit, i cili ka arritur në kuotën 172.31 metra, duke iu afruar nivelin maksimal. Edhe në Vuan e Dejës prurjet janë 400 metër kub në sekondë, ndërkohë që shkarkimet 750 metër kub në sekondë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›