Eagle dhe Albtelecom: Nuk kemi ndërprerje të sinjalit
Kompania Eagle Mobile dhe kompania Albtelecom informojnë median dhe publikun e gjerë se nuk kanë pasur asnjë shkëputje të sinjalit gjatë 40 minutave të shkëputjes totale të energjisë elektrike ne vend.
Sipas tyre, lajmi i transmetuar në disa televizione dhe i publikuar në gazeta edhe në faqe interneti nuk qëndron. Dy kompanitë e Grupit Çalik në Shqipëri, konfirmojnë zyrtarisht që nuk ka patur asnjë ndërprerje të sinjalit në asnjë zonë të vendit. Eagle Mobile ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe zotëron gjeneratorë dhe bateri mbështetëse për antenat dhe padyshim edhe në zyrat teknike në Tiranë.
“Kompania s’mund të qëndrojë e ndërvarur nga shkëputjet e energjisë elektrike dhe ka garantuar mbajtjen në gjendje pune për ditë të tëra edhe gjatë mungesës së energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie. Për këtë arsye, këto dy kompani kanë ftuar mediat të komunikojnë paraprakisht me Eagle Mobile dhe Albtelecom për të konfirmuar lajmet që i përcjellin publikut dhe që janë të lidhura me këto kompani apo me fushën e tyre të aktivitetit.