E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie trau, shkaterrohet vinci i autostrades

Nje vinc super i rende, qe kishte filluar mbartjen e trareve horizontale te peshes 400 ton per t'i vendosur mbi kembet e urave gjigande ne segmentin Rreshen-Kalimash, ka pesuar difekt. Nje prej elementeve rreshqitur duke e demtuar dhe nxjerre jashte perdorimit mjetin. Ky aksident per fat te mire nuk ka shenuar te lenduar ne njerez, ndersa drejtuesit e punimeve kane marre masat per te zgjidhur kete situate. Specialistet e firmes sipermarrese, "Bechtel-Enka", kane qene duke montuar uren ne afersi te kampingut ne vendin e quajtur Shkalla e Repsit, ku deri ne keto momente jane vene 30 elemente te peshave super te renda dhe per 3 te fundit, do te perfundonte ura e pare.
Mesohet se specialisti turk qe solli difektin eshte pezulluar dhe derguar ne Turqi per gabimin ne manovrim. Kompania amerikane po kerkon sjelljen e nje vinci te tille nga Rumania per te vazhduar punimet pa nderprerje. Vinci eshte derguar ne nje vend prane oficines, kurse vlera e tij sipas specialisteve i kalon te 50 mije euro.
A. Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›